Fytyrat që lanë pa ilaçe fëmijët me tumor, paratë i ndanë me oligarkët e shëndetësisë

Krim & Korrupsion

Publikuar: 05/10/2025

Fytyrat që lanë pa ilaçe fëmijët me tumor, paratë i ndanë me oligarkët e shëndetësisë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dalë me një raport me konstatime tronditëse për Spitalin e Onkologjikut, duke dëshmuar një realitet të hidhur për pacientët që po vuajnë nga tumori në Shqipëri. KLSH ka konstatuar se gati gjysma e barnave që luftojnë një nga sëmundjet më të rënda, nuk janë importuar asnjëherë në vendin tonë. Për 39 ilaçe në listën e rimbursueshme të 2024, FSDKSH nuk ka kontrata me importues.

Gjatë periudhës 2020-2024, fëmijë nga 2 deri 18 vjeç që vuajnë nga tumori janë detyruar të largohen jashtë vendit apo të sigurojnë ilaçin privatisht për t’u kuruar. Por jo vetëm kaq, por ka edhe medikamente që janë të skaduara. 

Teksa qindra milionë euro shkojnë për të financuar skemat e mashtrimit të hajdutëve të barnave, për koncensione dhe tendera abuzivë, për Vilma Nushin, Merita Sheqin, Madir Çaushollit, Klod Allajbeun, Janis Karathanon, Lefter Lamajn, Sokol Topçiun, Orjada Jahon dhe Ermal Rizajn, Skënder Lufi, Artur Kadareja, Engjëll Hoxha, Ilir Shehun, Hervin Forën etj., të prekurit nga sëmundjet tumorale janë lënë pa ilaçe.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka indetifikuar edhe zyrtarët përgjegjës për degradimin e Onkologjikut, për periudhën 2021-2025, duke lënë edhe fëmijët pa medikamentet jetësore.

Në krye të përgjegjësisë qëndrojnë drejtuesit e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Albana Adhami Çela dhe Spartak Zekja.

(Spartak Zekja)

Që nga shtatori i vitit 2023 deri në shator 2024, DRFSDKSH është drejtuar nga Spartak Zekja, një përfaqësues i kartelit të ilaçeve në Shqipëri, madje ish pronar i depove farmaceotike dhe një kompanie që ka përfituar edhe para publike. Më herët, FSDKSH është drejtuar nga Albana Adhami, një nga drejtoreshat më jetëgjatë në krye të FSDKSH.

(Albana Adhami Çela)

Albana Adhami konsiderohet një nga xhepat më të thellë të korrupsionit të ish ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut dhe kartelit mafioz të ilaçeve, sektori më fitimprurës në Shqipëri. Nën drejtimin e Albana Adhamit është realizuar një nga skemat më të frikshme të mashtrimit me recetat e rimbursueshme fiktive, përmes të cilës janë vjedhur miliona euro, por janë financuar edhe koncensionet për shërbime të pakryera, në koordinim me Ogerta Manastirliun.

Është përfshirë kupola FSDKSH, dhjetëra farmaci, depo farmaceotike, disa oligarkë, farmacistë, inspektorë etj., pra e gjithë mafia e ilaçeve në Shqipëri. Skema ka funksionuar disa vite dhe ka vijuar edhe nën drejtimin e Spartak Zekja, i cili ka vetë kompani farmaceotike, kaluar fiktivisht në emra të besuar. Zekja ka bashkëpunuar ngushtë me ish ministren Albana Koçiu.

Pjesë e zinxhirit të përgjegjësisë sipas KLSH janë edhe drejtuesi e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Agjencia drejtohet nga Blerina Kaza, e besuar e Ogerta Manastirliut dhe më pas e Koçiut në kontrabandën e ilaçeve. Rreth 63 përqind e qytetarëve të anketuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit kanë pranuar se kanë blerë ilaçe pa pullë fiskale.

Gjatë procedurës audituese, KLSH ka konstatuar se Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM) “nuk ka bërë transparencë dhe informim të vazhdueshëm te qytetarët dhe profesionistët e fushës në lidhje me produktet medicinale, për të cilat janë refuzuar, revokuar ose pezulluar autorizimet e tregtimit, furnizimi i të cilave është ndaluar ose janë tërhequr nga tregu”.

Gjithashtu, rezulton se AKBPM nuk ka kryer analiza laboratorike për barnat, të cilat janë konsideruar nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) apo nga institucionet homologe, si të dëmshme për shëndetin e konsumatorëve, si dhe nuk ka marr masat e duhura nëpërmjet kryerjes së inspektimeve në rastet kur është njoftuar për tërheqjen nga tregu të barnave të caktuara.

Më tej, KLSH rendit si pjesë e përgjegjësisë drejtuesit e Onkologjikut. Spitali i sëmundjeve të rënda është drejtuar deri para disa ditësh nga Silvana Çeliku.

Mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati, përpara se të ndërronte jetë, publikoi një letër akuzë të rëndë për gjendjen në Spitalin Onkologjik, një pavion që duket se çdo ditë bënte pazar me vdekjen. Letra e saj është bërë virale tani që është zbuluar skandali tek spitali Onkologjik, duke na kujtuar edhe njëherë me çfarë përballen pacientët që hyjnë në atë godinë. Rrëfimet e pacientëve, përgjimet e mjekëve që llogarisin pacientët me fondet që po mbledhin për të pushuar në Maldive dhe neglizhencën që tregojnë ndaj atyre që luftonin çdo ditë për jetën e tyre, të përcjellin një imazh të asaj që me shumë gjasa do të ishte një nga radhët e ferrit që përshkruan.

Kur Silvana Çekun e pyetën për rastin e mësueses, ajo tha se mësuesja mund t’a kishte shkruar letrën nga presioni i sëmundjes, ndërsa normalizoi çështjen e mungesës së ilaçeve në Onkologjik.

Drejtuesit e QSUT dhe drejtorët në Ministrinë e Shëndetësisë janë identifikuar nga KLSH si pjesë e skandalit dhe pazarit me jetën e të sëmurëve. QSUT-ja është drejtuar gjatë kësaj periudhe nga zonja Albana Fico, Alma Cani, Donjeta Bali dhe më pas nga Florenc Spaho. Tashmë drejtohet nga një blogere.

Përgjegjësit për mungesën e ilaçeve sipas KLSH-së

– Drejtorin e Përgjithshëm të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për periudhën 2021 – 31.03.2025;

– Drejtorin e Drejtorisë së Rimbursimit pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për periudhën 2021 – 31.03.2025;

– Drejtorin e Drejtorisë së Kontrollit pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për periudhën 2021 – 31.03.2025;

– Drejtorin e Drejtorisë Ekonomike pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për periudhën 2021 – 31.03.2025.

Për punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, përkatësisht për:

– Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore përperiudhën 2021 – 31.03.2025;

– Përgjegjësin e Sektorit të Autorizimit për Tregtim dhe Çështjeve Rregullatore pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për periudhën 2021 – 31.03.2025;

– Përgjegjësin e Sektorit të Shpërndarjes së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për periudhën 2021 – 31.03.2025;

– Përgjegjësin e Sektorit të Inspektimit pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për periudhën 2021 – 31.03.2025;

– Përgjegjësin e Laboratorit të Kontrollit pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për periudhën 2021 – 31.03.2025.

Për punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përkatësisht për:

– Drejtorin e Përgjithshëm pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për
periudhën 2022-31.03.2025;

– Drejtori i Farmaceutikës pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për
periudhën 2022-31.03.2025;

– Drejtorin e Drejtorisë Spitalore pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për
periudhën 2022-31.03.2025;

– Drejtorin e Drejtorisë së Prokurimeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për periudhën 2022-31.03.2025.

Për punonjësit e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, përkatësisht për:

-Drejtorin e Përgjithshëm të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për periudhën 2021 – 31.03.2025;

-Shefin e Shërbimit Onkologjik dhe Njësisë së Kimioterapisë, Shërbimit të Hematologjisë, Shërbimit të Onko-hematologjisë Pediatrike, Shërbimit të Onko-hematologjisë, Shërbimit të Neurologjisë për periudhën 2022-31.03.2025;

– Kryeinfermierët e Shërbimeve / Njësive Ditore për periudhën 2022-31.03.2025;

– Drejtorin e Drejtorisë Juridike pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;

– Përgjegjësin e Sektorit të Marrëdhënieve Ligjore në Drejtorinë Juridike pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;

– Përgjegjësin e Sektorit të Prokurimeve në Drejtorinë Juridike pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;

– Drejtorin e Drejtorisë Ekonomike pranë QSUNT-së, për periudhën 2022-31.03.2025;

– Përgjegjësin e Sektorit të Financës në Drejtorinë Ekonomike pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;

– Përgjegjësin e Sektorit të Planifikimit Buxhetor në Drejtorinë Ekonomike pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;

– Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimit Farmaceutik pranë QSUNT-së për periudhën 2022- 31.03.2025;

– Përgjegjësin e Sektorit të Barnave në Drejtorinë e Shërbimit Farmaceutik pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;

– Përgjegjësin e Sektorit të Menaxhimit të Barnave në Drejtorinë e Shërbimit Farmaceutik pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;

– Përgjegjësin e Sektorit të Materialeve Mjekësore në Drejtorinë e Shërbimit Farmaceutik pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;

– Përgjegjësin e Sektorit të Kapave në Drejtorinë e Shërbimit Farmaceutik pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;

– Përgjegjësin e Sektorit të Rimbursimit në Drejtorinë e Shërbimit Farmaceutik pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;

– Anëtarët e Komisioneve të Kolaudimit të Barnave për kontratat e furnizimit ku janë evidentuar problematika për periudhën 2022-2025.