Vrasja në Babrru/ Autori dhe viktima ishin miq: U zunë pasi pinë alkool në lokal, shkak një e sharë nga gruaja!

Aktualitet

Publikuar: 03/10/2025

Vrasja në Babrru/ Autori dhe viktima ishin miq: U zunë pasi pinë alkool në lokal, shkak një e sharë nga gruaja!

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e Babrrusë, ku 40-vjeçari Hajdar Ismailgeci u vra me thikë.

Autori i dyshuar, Arlind Demushi, tashmë i arrestuar nga policia në Durrës, ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

Demushi dhe viktima ishin miq të vjetër.

Prej rreth 10 ditësh, Ismailgeci po qëndronte në banesën e Demushit në Babrru.

Mbrëmjen e ngjarjes, të dy kishin qenë në një lokal, ku kishin konsumuar alkool.

Në dëshminë e tij, Demushi ka deklaruar se konflikti nisi pasi viktima e kishte sharë nga bashkëshortja.

Pas daljes nga lokali, teksa po ktheheshin në shtëpi, debati mes tyre u përshkallëzua në përleshje fizike.

Në kulmin e konfliktit, Demushi e ka goditur disa herë me thikë mikun e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën në vend.

Pas ngjarjes, autori është larguar menjëherë drejt Durrësit, ku edhe u arrestua nga forcat e Policisë së Shtetit.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.