Pas vendimit për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, Këshilli Bashkiak ka harruar detyrimin ligjor për të caktuar menjëherë një zëvendës nga nënkryetarët ose nga anëtarët e vet. Praktikisht, bashkia e Tiranës ka mbetur pa firmë dhe pa drejtim funksional, një precedent i rëndë në administrimin vendor.
Ligji është i qartë: Neni 61, pika 5 përcakton se me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit, funksionet i ushtron njëri prej nënkryetarëve të bashkisë, të caktuar me vendim nga këshilli me shumicën e votave të tij.
Në vend që të zbatohej kjo dispozitë elementare, e vetmja që duhej lexuar në momentin e shkarkimit, këshilltarët u mjaftuan me duartrokitjet e entuziazmit, duke harruar aktin më themelor: emërimin e një zëvendësi të ligjshëm.
Kjo neglizhencë proceduriale ka lënë Tiranën pa firmë vendimmarrëse, duke treguar se emocioni politik ka mbizotëruar mbi ligjin.
Një skandal i pastër ligjor dhe institucional, që tregon se këshilltarët ose kanë qenë të paaftë të lexojnë ligjin, ose thjesht të frikësuar të veprojnë përtej urdhrave partiake: iu tha “shkarkojeni shpejt“ dhe aty u ndalën, pa guxuar të çonin deri në fund procedurën që vetë ligji përcakton.
Bashkia e Tiranës, që ishte 7 muaj pa kokë, pas shkarkimit ‘publicitar’ PD-PS sot ka mbetur edhe pa bisht. Anuela “palestra’ nuk ka asnjë kopetencë për të firmosur qoftë dhe rrogat e personelit. Ajo është e shkarkuar në 23 Shtator 2025 dhe nga dalja e VKM-së datë 25, praktikisht është e papunë, ashtu si Sara Goxhaj, e komanduara e parë e Erion Veliajt.