Gjykata e Lartë Federale e Brazilit ka lëshuar një urdhër arrest për bisnesmenin shqiptar Ervin Mata, i cili kërkohet edhe nga SPAK si përgjegjës për trafikimin sasive të konsiderushmë kokainë nga Amerika Latinë në Europë.
Mediat atje shkruajne se gjyqtari Alexandre de Moraes, me 23 shtator, ka lëshuar vendimin ndalimin e Matës, që sipas tij ndodhet në territorin brazilian.
Në vendim, Moraes shkruan: “Duke marrë parasysh që paraburgimi është një kusht për pranueshmërinë e procesit të ekstradimit dhe synon të sigurojë një urdhër të mundshëm dorëzimi në shtetin kërkues, urdhëroj paraburgimin e Ervin Matës, duke urdhëruar lëshimin e një urdhër-arresti, përmbushja e të cilit duhet t’i komunikohet menjëherë kësaj Gjykate Supreme, Ministrisë së Drejtësisë, Interpolit dhe përfaqësisë diplomatike të shtetit të interesuar.”
Me herët drejtësia shqiptare ka paraqitur një kërkesë në gjykatat braziliane për ekstradimin e biznesmenit.
Sipas SPAK-ut, Ervin Mata, së bashku me grupin e tij është përgjegjës për trafikimin e lëndëve narkotikë nga Amerika Latinë në Europë. Sipas SPAK këtij grupi i janë kapur për një periudhë kohorë prej 2 vitesh një sasi prej 931 lëndë narkotikë.
Paratë e fituara nga ka aktiviteti i drogës, grupi në fjalë besohet se i ka investuar në Shqipëri në ndërtim. Pjesë e pastrimit të parave dyshohet se është edhe burri i Albana Vokshit, Arian Tartari, i cili ështē aksioner tek kulla me vlerë investimi dhjetëra milionë euro tek ish Ekspozita, bashkë me Ervin Matën, kullë e sekustruar nga SPAK.
Po ashtu, për të mos rënë në sy të autoriteteve levizjen e parave e bënin nëpërmjet sistemit Hawala. Për qarkullimin e parave është përdorur edhe këngëtarja, Elvana Gjata, ish e dashura e Ervin Matës.