I jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit, dhe Egli Tako merr pjesë në ceremoninë e varrimit

Aktualitet

Publikuar: 27/09/2025

I jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit, dhe Egli Tako merr pjesë në ceremoninë e varrimit

I është dhënë ditën e sotme lamtumira e fundit Eldion Kelmendit, i cili është varrosur në orën 17:00 në varrezat e fshatit Pavlan.

Ai ishte vëllai i këngëtarit të njohur Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, fituesit të “BBVA”, dhe humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në Bllagajë të Pejës, Kosovë,

Në aksidentin e djeshëm, Eldioni ishte duke udhëtuar me motorçikletë, në momentin kur u përplas nga një automjet, teksa i plagosur mbeti edhe njlë person tjetër.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë shumë personazhe publikë, ku mes tyre ka qenë edhe Egli Tako, e dashura e gjestit gjatë eksperiencën në Big Brother Vip Albania.

Ndërkohë, në një video tjetër të publikuar nga mediat kosovare, shihet Gjesti, i cili nuk mundet t’i ndalë dot lotët për vëllain e tij.