Përgjimet e SPAK-ut / ‘Jepi shefe, je yll’, si Çuçka i Kolonjës nisi vjedhjet me tendera sapo u zgjodh kryebashkiak dhe ankesa për rrogën e ulët. Entela Çano tutore e aferave të Isait

Investigim

Publikuar: 26/09/2025

Përgjimet e SPAK-ut / ‘Jepi shefe, je yll’, si Çuçka i Kolonjës nisi vjedhjet me tendera sapo u zgjodh kryebashkiak dhe ankesa për rrogën e ulët. Entela Çano tutore e aferave të Isait

Gaztori arrogant Erion Isai, i njohur si ‘Çuçka i Kolonjës’ për shkak të rolit si aktor i Portokallisë, u emërua kryebashkiak i Kolonjës nga Edi Rama në korrik 2019. Themi se u emërua pasi opozita e degraduar bojkotoi zgjedhjet, por edhe sikur të mos i kishte bojkotuar, cilido kandidat i PS, do t’i fironte zgjedhjet.

Në ceremononë e betimit të Çuçkës, në korrik 2019, kanë marrë pjesë Niko Peleshi, Elisa Spiropali etj. Dosja e SPAK-ut për aferat me tendera në Bashkinë e Kolonjës tregon se Erion Isai, sapo ka marrë detyrën e kryebashkiakut, ia ka nisur ‘punës’.

‘Ustallarët’ e tenderave i kanë oferuar Erion Isait si zantaçije për kopsiten e letrave të vjedhjes së fondeve të bashkisë me tendera, Entela Çanon, supervizoren e oligarkëve të mashtrimit me zbatimin e kontratave për veprat e mëdha publike.

Isai dhe Çano, sot të dy të pandehur nga SPAK-u, kanë nisur një bashkëpunim të ngushtë, menjëherë pasi Isai mori detyrën e kryebashkiakut, duke finalizuar aferat e para me punët publike.

Si për ironi, në vitin 2023, pasi kishte siguruar disa pasuri të paluajtshme me paratë e përvetësuara publike, Çuçka e Kolonjës tha se kishte lënë një rrogë rreth 5 mijë euro në televizion si humorist për një një rrogë 680 mijë lekë të vjetra si kryetar i Bashkisë Kolonjë.

Çuçka tregoi sakrificën e tij të madhe në shërbime të pupullit, ndërkohë që pas finalizimit të aferave të para korruptive, Çuçka mori shtëpi te Kodra e Diellit. Disa pasuri të tjera i kaloi në emra të tjerë. Çuçka nuk dinte se çfarë të bënte dhe ku t’i çonte paratë e vjedhura. Rroga e bashkisë dhe paga si aktor i dukeshin bakshish.

Ai vendosi të shkurtonte dhe paloste veshët (rimodelonte veshët). Befas një ditë Çuçka u shfaq me veshë më të vegjël. Çuçka vendosi të ndahej edhe me bashkëshorten, një zonjë e nderuar. Si hajdut në fillimet e karrierës, Çuçkës nisi t’i dukej vetja i fortë. Një ditë nuk i pëlqeu një koment i një qytetari. Ai reagoi me arrogancë dhe e ftoi komentuesin në duel.

Në maj të këtij viti, në një takim të nivelit të lartë mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe autoriteteve lokale shqiptare, i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku i Ersekës. Çuçka mahniti liderët e BE-së me aglishten e tij me theks ‘ersekar’.

Dosja e SPAK-ut, përgjimet

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, u mor dy ditë më parë i pandehur nga SPAK në lidhje me një hetim për shkelje të tenderave dhe falsifikim të projekteve infrastrukturore. Në total, janë 4 procedura prokurimi që u hetuan nga SPAK, ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, loti i parë dhe i dytë, ndërtimi i Ujësjellësit Ersekë dhe disa fshatrave, si edhe prokurimi për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e Ujësjellësit të Ersekës.

Mes të pandehurve është edhe Entela Çano administratorja dhe pronarja e firmës A&E Engineering, firma projektuese e rrugës Korçë-Ersekë. Sipas detajeve nga dosja e SPAK, Çano kishte lidhje me Isain, pasi në dosje ka edhe biseda mes të dyve që janë zbuluar nga zbërthimi i celularëve. 

Isain e orientonte Çano përmes bisedave në WhatsApp për tenderët, ndërsa kompania e saj rezulton mbikëqyrëse e shumë punimeve të mëdha të kryera pothuajse gjithmonë nga të njëjtat firma ndërtuese.

Rruga Korçë-Ersekë, loti 2

Në dosje thuhet se Autoriteti Rrugor Shqiptar kishte hartuar një projekt për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti II. Projekti parashikonte ndryshime të konsiderueshme, me rreth 30% të gjatësisë në gjurmë të re dhe 70% në gjurmën ekzistuese. Në dosje thuhet se ky projekt kalonte në zona të banuara dhe sillte dëmtime të mëdha nga ana mjedisore, urbane dhe rrëshqitje në fshatrat Mollas, Qinam, Selenicë. Parashikoheshin 5 ura të mëdha dhe vepra të tjera të artit (tombino, mure mbajtëse, pritëse, etj).

Por, Bashkia Kolonjë nisi më vonë një procedurë të re për hartimin e një projekt-propozimi për të njëjtën rrugë (Loti II), me argumentin se nuk kishte staf teknik apo burime financiare për hartimin e një projekti të përmasave të tilla. Procedura u zhvillua në formën e dhurimit/donacionit për shërbim projektimi dhe nga 3 kompani të cilave Bashkia Kolonjë u kërkoi shërbim, vetëm kompania A & E Engineering dha përgjigje pozitive.

Pas kësaj, më 03.04.2020, Bashkia Kolonjë lidhi kontratën e sponsorizimit/shërbim projektimi nr.1 me kompaninë A & E Engineering, në pronësi të Entela Çanos, për objektin “Studim projektim rruga Korçë – Ersekë, Loti 2”. Kontrata u nënshkrua nga kryebashkiaku Erion Isai ndërsa për kompaninë firmosi administratorja Entela Çano.

Më 01.06.2020, kompania A & E Engineering dorëzoi pranë Bashkisë projekt-zbatimin, i cili u mor në dorëzim përmes një komisioni të ngritur me urdhër të Isait. Komisioni përbëhej nga Muharrem Tartari (kryetar), Erjon Cenko dhe Engjëll Dine. Në procesverbalin e hartuar për marrjen në dorëzim, rezulton se në emër të komisionit dokumenti u nënshkrua nga vetë administratorja e A & E Engineering, Entela Çano, dhe u miratua nga kryebashkiaku Isai. E njëjta kompania që e projektoi (A & E Engineering) ishte edhe ajo që mbikëqyri punimet, duke krijuar konflikt interesi.

Në dosje thuhet se përmes ekspertimit grafik me urdhër të SPAK, rezultoi se firma e Muharrem Tartarit ishte falsifikuar, pra ai nuk kishte marrë pjesë në marrjen në dorëzim të projektit, ndonëse në dokument ishte paraqitur si i pranishëm.

Hetimet zbuluan se falsifikimi ishte kryer nga anëtarët e komisionit Erjon Cenko dhe Engjëll Dine, në bashkëpunim me administratoren e kompanisë Entela Çano, të cilët kishin sajuar procesverbalin duke përfshirë në mënyrë fiktive firmën e Tartarit. 

SPAK po vijon hetimet për rolin e ARRSH si autoritet tenderues dhe kompanisë A.N.K e cila ka përfituar tenderin dhe ka kryer punimet e rrugës Korçë-Ersekë. Kjo firmë ndërtuese rezulton në pronësi të Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS, Ndue Kola. Traseja e rrugës Korcë-Ersekë u shemb në ndërtim e sipër në vendin e quajtur ‘Qafa e Qarrit- Mollas’. 

Po ashtu, firma e Çanos u shpall fituese edhe në tenderin për mbikëqyrjen e punimeve të ujësjellësit të Ersekës dhe disa fshatrave me vlerë mbi 3.8 milionë lekë pa TVSH. Në komunikimet e realizuara në aplikacionin “WhatsApp”, kryebashkiaku Erion Isai dhe Çano diskutojnë hapur për preventivat, uljen e parametrave dhe shumat që duhej të paraqiteshin, duke treguar se procedura ishte orientuar paraprakisht në bashkëpunim mes zyrtarëve të bashkisë dhe kompanisë fituese.

Shefe, më sill preventivat’, mesazhet mes kryebashkiakut Isai dhe Çanos zbulojnë lidhjen për tenderin e ujësjellësit

Në dosjen e SPAK për Bashkinë Kolonjë janë përfshirë edhe bisedat e sekuestruara nga celulari i Entela Çanos, administratore e kompanisë “A&E Engineering”. Komunikimet me kryebashkiakun Erion Isai tregojnë marrëdhënien e drejtpërdrejtë mes tyre dhe rolin që kishte Çano në përgatitjen e preventivave e projekteve për ujësjellësin e Ersekës dhe fshatrave. Në mesazhe, vetë kryebashkiaku e quan Çanon “shefe” dhe i kërkon t’i sjellë preventivat për t’i kaluar më pas në këshillin teknik.

Erion Isai: “Mirëmëngjes… shefe si të kam”.

Entela Çano: “Po njoftoj inxhinierin t’iu sjellë projektin”.

Erion Isai: “Nesër do jem në Tiranë, më duhet projekti i fshatrave që ta kaloj në këshill teknik”.

Pjesë nga dosja

Në orën 13:09, shtetasja Entela Çano dërgon materialin e regjistruar me emërtimin “Preventiv 13 FSHATRAT E KOLONJES 386.pdf”, gjithashtu shtetasja Entela Çano i dërgon shtetasit Erion Isai mesazhin “Njeri variant..eshte edhe nje tjeter qe do te te dergoj”. (Rezulton se këtë material shtetases Entela Çano ia ka dërguar shtetasja Erjona Bujupi, në orën 13:09.

Ky material titullohet “Preventiv Zbatimi Objekti: Ndërtimi i Rrjetit të shpërndarës të furnizimit me ujë në 13 fshatrat e Kolonjës”, ku përbëhet nga një tabelë që quhet “Përmbledhëse sipas nënobjekteve” ku ndodhen të shënuar shtatë zëra nënobjektesh me vlerat respektive në krahë të tyre dhe vlera totale e këtij preventivi është shënuar 386,602,100.7, si dhe në fund vërehet shënimi “Punoi: M.A.K Studio Ing. Tomorr Spahiu”).

Në orën 13:38, shtetasja Entela Çano dërgon materialin e regjistruar me emërtimin “Preventiv 13 FSHATRAT E KOLONJES – 390.pdf’, gjithashtu shtetasja Entela Çano і dërgon shtetasit Erion Isai mesazhin “Prev me fond rezerve 1%” (rezulton se këtë material shtetases Entela Çano ia ka dërguar shtetasja Erjona Bujupi, në orën 13:35. Ky material titullohet “Preventiv Zbatimi Objekti: Ndërtimi i Rrjetit të shpërndarës të furnizimit me ujë në 13 fshatrat e Kolonjës”, ku përbëhet nga një tabelë që quhet “Përmbledhëse sipas nënobjekteve” ku ndodhen të shënuar shtatë zëra nënobjektesh me vlerat respektive në krahë të tyre dhe vlera totale e këtij preventivi është shënuar 390,875,958.8, si dhe në fund vërehet shënimi “Punoi: M.A.K Studio Ing. Tomorr Spahiu”).

Në orën 16:31, Erion Isai dërgon mesazhin “Oki”.Biseda të bëra në datën 03.07.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:

Në orën 08:08-08:09, shtetasi Erion Isai i dërgon shtetases Entela Çano mesazhet “Miremengjes Ketej nga akum jam une”.

Në orën 08:22, Entela Çano dërgon mesazhin “Mirmengjes..Të dërgoj Ing të ti sjelli ? Se une vete rreth ores 10 30 mun te vij ?”.

Në orën 08:22, Erion Isai dërgon mesazhet “Oki nje kafe Kur te mbarosh”. Ma dërgo Dhe bashke e pime

Në orën 08:22, Entela Çano dërgon mesazhin “Ok.. ke preventiv nga ato do ?”.

Në orën 08:22-08:23, Erion Isai dërgon mesazhet “Te dy mi sill Per siguti Siguri

Në orën 08:23, Entela Çano dërgon mesazhin “Ok”.

Në orën 08:55, Erion Isai dërgon mesazhin “Po vjen inxh? te drejtori”. Se tani ne 9 Do futem

Në orën 08:59, shtetasi Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Biseda të bëra në datën 09.09.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:

Në orën 19:14-19:15, shtetasi Erion Isai i dërgon shtetases Entela Çano mesazhet “Si te kam Neser do jem tiranë Tak pak te marr projektin e fshatrave te lutem Qe ta kaloj keshill teknik “.

Në orën 19:15, Entela Çano dërgon mesazhin “Mirmbrëma..mirë ti si je ? Po patjetër. Gati është i printuar..po të pret mbi tavolinë”.

Në orën 19:16, Erion Isai dërgon mesazhin “Rrofsh flori”. Në orën 19:18, Entela Çano dërgon mesazhin “Asgjë..te lutem”.

Biseda të bëra në datën 10.09.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:

Në orën 11:24, shtetasi Erion Isai i dërgon shtetases Entela Çano mesazhet “Shefe si të kam”.

Në orën 11:25, Entela Çano dërgon mesazhin “Ing mirë është.. po njoftoj Ing tiu sielli projektin”.

Biseda të bëra në datën 15.09.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano:

Në orën 10:05, shtetasi Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në orën 11:11, shtetasi Erion Isai i dërgon shtetases Entela Çano kontaktin e regjistruar me emrin “Armand Tafili” me numër celular “355693938285”, si dhe i shkruan “Do te te marre Per superviz.”.

Në orën 11:11, Entela Çano dërgon mesazhin “Faleminderit shume”.

‘Sa më shpejt’, ‘duhet t’i vulos, zjarr!’

Nga dosja e SPAK për Bashkinë Kolonjë janë zbardhur bisedat e sekuestruara nga celulari i Entela Çanos, administratore e kompanisë “A&E Engineering”, e shpallur fituese në tenderin për mbikëqyrjen e punimeve të ujësjellësit të Ersekës dhe disa fshatrave, faza e dytë nga burimet e Kozelit, me vlerë mbi 3.8 milionë lekë pa TVSH. Në komunikimet e realizuara në aplikacionin “WhatsApp”, kryebashkiaku Erion Isai dhe Çano diskutojnë hapur për preventivat, uljen e parametrave dhe shumat që duhej të paraqiteshin, duke treguar se procedura ishte orientuar paraprakisht në bashkëpunim mes zyrtarëve të bashkisë dhe kompanisë fituese.

Në biseda dallohet edhe raporti i afërt që ka kryebashkiaku Erion Isai me Çanon, së cilës i drejtohet me mesazhet “je yll”, ndërsa i kërkon që dokumentet t’i dorëzojë sa më shpejt sepse duhen firmosur. 

Pjesë nga dosja dhe bisedat e bëra mes Erion Isait dhe Entela Çanos

Biseda të bëra në datën 01.07.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:

Në orën 10:05, shtetasi Erion Isai i dërgon shtetases Entela Çano mesazhet “Miremengjes Shifi pak keto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuj enteles Vetem rjeti jashtëm deri depo fi 250 ne 20 bar eshte 18 755 ml X 6793 leke = 127 402 715 pa tvsh kurse pesari fi 200 me gjatesi 1 880 X 4747 leke = 8 924 360 leke”.

Në orën 10:06, Entela Çano dërgon mesazhin “Mirmengjes..ok.. mi dërgo Ok..te njejten gje po bejme edhe ne..reduktim parametrash”.

Në orën 10:08, Erion Isai dërgon mesazhin “Sa me shpejt s Pls”.

Në orën 10:09, Entela Çano dërgon mesazhin “Ok..pa merak”.

Në orën 14:57, Erion Isai i përcjell shtetases Entela Çano mesazhet “Me duhet deri te Premten Me duhet lista me emrat e fshatrave dhe vlerat per cdo fshat vëlla. Nje zjarr te luteeeeem

Në orën 15:00, Entela Çano dërgon mesazhin “Pa merak..do bëj të pamunduren qe te premten ti dorezojme”.

Në orën 15:01, Erion Isai dërgon mesazhin “Je yll

Në orën 21:22, shtetasi Erion Isai i shkruan përsëri shtetases Entela Çano mesazhin “Kemi gati ndonje prevrntiv Te ndonje fshati?”

Në orën 21:24, Entela Çano dërgon mesazhin “Neser paradite mendoj se mund të kemi diçka..po sforcohemi shume per te arritur vleren..230 me tvsh..jam e sakte ? Ma konfirmo te lutem”.

Në orën 21:24, Erion Isai dërgon mesazhin “330 Eshte maх”.

Në orën 21:25, Entela Çano dërgon mesazhin “Shyqyr..”.

Në orën 21:28, Erion Isai dërgon mesazhin “Pls Zjarrrrr Se neser duhet me i printu Vulos ktu te ue Une. Te premte mengjes herët Duhen dorezu”.

Në orën 21:29, Entela Çano dërgon mesazhin “Do bëj më të mirën e mundshme.. mendoj që do të jem korekte..por jam sforcuar shumë për të kapur vlerën..”.

Në orën 21:29, Erion Isai dërgon mesazhin “Ishte teeeepeeeeer e larte As behej fjale”.

Në orën 21:30, Entela Çano dërgon mesazhin “Me 5 aspra tha do verë të mirë miku : shprehje gjermane..”.