“Berisha nuk do zgjedhje në Tiranë”/ Analisti: E di që i ka të humbura, prandaj nuk ka kandidat

Politikë

Publikuar: 26/09/2025

“Berisha nuk do zgjedhje në Tiranë”/ Analisti: E di që i ka të humbura, prandaj nuk ka kandidat

Analisti i njohur Ergys Mërtiri, u shpreh se kryetari i Partisë Demokratike është gati të mbrojë cilindo person, i cili ka probleme me SPAK. Sipas tij, Sali Berisha “luftën” kryesore e ka me drejtësinë dhe në këto rrethana kërkon të shtojë aleatë, të cilët preken drejtpërdrejt nga SPAK. 

Ai theksoi se Sali Berisha në vetvete nuk dëshiron të ketë zgjedhje në Tiranë pasi e di shumë mirë se do t’i humbasë ato. Gjatë diskutimit, Mërtiri pohoi se demokratët janë  lodhur me Sali Berishën, sepse e ka kthyer PD në një parti të pabesueshme. 

“Berisha gjen aleatë dhe mbron këdo, i cili është duke u hetuar nga SPAK. Berisha është bërë avokat it ë gjithë të korruptuarve. Berisha do donte që këto zgjedhje jo vetëm të shtyhen, por të mos bëhen fare.  Ed i që i ka të humbura, prandaj nuk nxjerr kandidat.  Berisha e ka bërë PD parti të pabesueshme dhe zgjedhjet në Tiranë do t’i humbasë. prandaj kandidatët nuk duan të kandidojnë. Demokratët e kanë humbur besimi te Partia Demokratike.  Berisha e ka futur Partinë Demokratike në një marrëzi”, tha Mërtiri. 

Analisti u shpreh se nëse opozita e ka seriozisht garën për Bashkinë e Tiranës, emrin sfidues përballë  Ogerta Manastirliut duhet ta zgjedhë përtej “hijes” së Sali Berishës. 

“Duhet kërkuar jashtë PD. Nëse e ka seriozisht betejën me Ramën, do duhet të gjejë një kandidat që është jashtë sferës së ndikimit nga Berisha. Por, Berisha nuk do ta bëjë këtë, sepse ai nuk po bën politikë për të mundur Ramën, por interesi i tij është thjesht të qëndrojë aty”, tha ai.