Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të Ilir Metës

Aktualitet

Publikuar: 25/09/2025

Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të Ilir Metës

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shtyrë për më 9 tetor.Shkak u bë mungesa e dëshmitarit Kujtim Cakrani, i cili kishte paraqitur kërkesë pranë gjykatës me arsyetimin se po përballet me probleme shëndetësore.

Sipas mediave, Cakrani është duke iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Itali. Sot GJKKO do të vendoste nëse çështja kundër Ilir Metës do të kalonte ose jo për gjykim.

Më 8 shtator, Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për lirim nga burgu, duke lënë në fuqi vendimin e 13 gushtit nga Shkalla e Parë, e cila argumentoi se nuk mund të lirohej për shkak se mund të prishte provat dhe të intimidonte dëshmitarët.

Ish-Presidenti ka bërë rekurs edhe në Gjykatën e Lartë, dhe kërkesa do të shqyrtohet më 9 tetor.