Eksitimi i zonjës Zhulali dhe tallja me “etër e bij” nga PD

Analizë

Publikuar: 23/09/2025

Eksitimi i zonjës Zhulali dhe tallja me “etër e bij” nga PD

Prej vitesh qytetarët janë shurdhuar nga refreni “etër e bij” duke nënkptuar persekutimin familjar ndër breza.

Para disa vitesh, Erion Veliaj rrëfente se si pas humbjes së babait kur ai qe 10 dhe i vllai 4 vjeç, Safet Zhulali menjëherë shkarkon nënën e Veliajt dhe pse ligji për reformën në ushtri diktonte se në raste kur vetëm një prind qe gjallë me fëmijë të mitur, prevalonte e drejta sociale dhe jo reforma kundër ushtarakëve në lirim.

Teksa dëgjon delirin e Ilda Zhulalit në Këshillin Bashkiak, në eksitimin se si ashtu si babai u shkatërroi jetën në fëmijëri, e bija gëzon si po shkatërron punën dhe jetën e Erion Veliajt, të bën të mendosh që në PD “etër dhe bij” i referohet kulturës së tyre sistematike të përndjekjes së rivalëve politike brez pas brezi.