Federata Shqiptare e Futbollit është i vetmi institucion në Shqipëri jashtë çdo kontrolli financiar, llogaridhënie dhe transparence për miliona euro që qarkullon dhe avullon çdo vit. Në alibinë e pavarësisë, FSHF është kthyer në një bunker privat i një rrethi njerëzish me në kryer Armand Duka, i cilësuar edhe si beu i futbollit, i cili drejton Federatën prej 23 vitesh.

Disa episode korruptive të Dukës janë dokumentuar, ku paratë e futbollit i ka kalanliazuar në kompanitë e tij private, por pas çdo tentative për kontroll apo hetime reagojnë kundra trazimit të bunkerit zyrtarë të UEFA dhe FIFA-s, disa nga të cilët kanë shijuar gjatë kësaj vere pushimet në këtë jaht luksoz, me emër të personalizuar të beut të futbollit.

Jahti luksoz me vlerë rreth 9 milionë euro i shkon formatit të kreut të FSHF-së. Kostoja e tij është domethënëse edhe sikur t’a ketë marrë me qira, duke nisur që nga garancia bankare. Jahti, bashkë me instrumente të tjera të parezistueshme, besohet se përdoren për të blerë qëndrimet e zyrtarëve të caktuar të UEFA dhe FIFA.
Fakte penale
Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar përmes një raporti se FSHF me në krye Dukën ka kontraktuar kompaninë AMA Caffee për sponsorizimin, në një kohë kur Duka është aksioner tek AMA Caffee. Pra, Duka ka kanalizuar paratë në xhepin e tij.
Në kuadër të miksimit të FSHF me biznesin e tij privat, Duka në vijimësi ka përdorur Federatën dhe evenimentet e saj si pronë private, duke reklamuar bizneset e tij si “Go Tech”, “Ama Caffe” dhe “Divella”, që të gjitha në pronësi të kreut të FSHF-së.

Autoriteti i Konkurrencës i ka nxjerrë gjithashtu në pah edhe miliona euro të ardhura të FSHF-së, para të cilat nuk dihet se ku dhe si kanë përfunduar. FSHF ka të ardhura mbi 5 milionë euro në vit, ndërsa klubeve u jep vetëm 600 mijë euro. Dhe shifra 5 milionë euro është vetëm një pjesë e të ardhurave të konstatuara. Nuk dihet se ku kanë përfunduar paratë.
Të ardhurat e FSHF ndahen në dy kategori; të ardhura nga UEFA, qeveria shqiptare, FIFA, shitja e biletave, shitja e të drejtave televizive, reklamat etj., si dhe të ardhurat e paligjshme nga shitja e ndeshjeve dhe loja me bastet. Të ardhurat e paligjshme, nisur nga akuzat sistematike të autoriteteve ndërkombëtare të futbollit dhe ndëshkimet, besohet se janë shumë herë më të larta se sa të ardhurat e ligjshme.
Vetëm në organet hetimore shqiptare janë referuar nga autoritetet ndërkombëtare mbi 100 çështje dhe sinjalizime për shitje ndeshjeve nga kupola e FSHF-së. Disa sinjalizime të brendshme tregojnë për abuzime të frikshme deri në banalitet nga FSHF-ja.

Vetëm SPAK ka fuqinë dhe besueshmërinë për të hyrë në këtë ishull korrupsioni, në këtë shtet paralel, i cili vepron prej 25 vitesh jashtë çdo kontrolli dhe në mungesë të plotë transparence.
Mashtrim me taksat
Publikimi i listës së pagave tre vjet më parë konfirmoi dyshimet dhe akuzat se klubet e futbollit nën ombrellën e FSHF-së së Armand Dukës, janë kthyer në një lavatriçe gjigante pastrimi parash, mashtrimi me taksat dhe evazioni fiskal. Shumica e futbollistëve në Shqipëri, përfshirë edhe ata profesionistë, pjesë e skuadrave në Superiore, rezultojnë me pagë 30 mijë lekë në muaj, një shifër kjo jo vetëm qesharake, por diskredituese për qeverinë e futbollit.
Ndërsa anëtarët e kupolës së FSHF-së marrin një pagë deri në 16 mijë USD në muaj, futbollistët e Superiores, marrin një pagë shumë herë më të ulët, një tregues i qartë i mashtrimit me pagat dhe i operimit me bordero të paligjshme, për të shmangur taksat.
Paga e futbollistëve profesionistë, të cilët përballen çdo vit me skuadra evropiane, është e barabartë me pagën e pastruesve të FSHF-së. Nuk mungojnë as raste kur futbollistë të kombëtares, me emër në arenën ndërkombëtare, nuk marrin as pagën formale minimale, por paguhen në të zezë.
Falsifikim dokumentesh
Federata Shqiptare e Futbollit organizon në mënyrë periodike kurse për trajnerë futbolli të kategorive të ndryshme, duke i licencuar. Për t’u pajisur me licence për trajnjer futbolli, UEFA C, UEFA B, UEFA A dhe UFFA pro, kandidati dorëzon dokumentacionin e kërkuar nga Drejtoria Teknike dhe i nënshtrohet disa kurseve, të cilat duhet të frekuntohen dhe të ndiqen nga drejtues të Sektorit të Edukimit në FSHF. Kurset zhvillohen në përputhje me Konventën e Trajningut të UEFA-s.
Çfarë ka ndodhur? FSHF ka pajisur me licencë, duke i certifikuar si trajnerë futbolli për kategori të ndryshme, peronazhe të skeduar për mashtrim dhe që nuk kanë qenë fare në Shqipëri. Licencat fiktive shiten nga Armand Duka dhe çeta e sekserëve rreth tij.
Mes personave që FSHF ka licencuar si trajner futbolli për jashtë Shqipërisë është edhe ish futbollisti Idrit Fortuzi me dosje dhe i skeduar për mashtrim me pasoja të rënda. Të dhëna të siguruara nga Prapaskena konfirmojnë se Fortuzi është pajisur me licencën e trajnerit të futbollit pa qenë në Shqipëri.

Në nëntor të vitit 2015, ish futbollisti i kombëtares dhe Tiranës, Indrit Fortuzi u larguar së bashku me familjen nga Shqipëria pas procedimit për një skemë mashtrimi me shitjen e biletave false të udhëtimit, boxheve dhe lënies së shumave të mëdha parash në bixhoz. Fortuzi u shfaq më vonë në Kanada
si trajner në ekipin kanadez ProStars FC, ekip i cili luan në divizionin e tretë kanadez.
Fortuzi është pajisur me licencë trajneri pa qenë fare në Shqipëri. Në të njëjtën formë dyshohet se janë pajisur me licencë trajneri edhe personazhe të tjerë. Ftojmë prokurorinë të administrojë praktikën e licencimit të trajnerëve nga FSHF si dhe të verifikojë përmes sistemit TIMS se sa persona janë licencuar pa qenë fare në Shqipëri.
Shqipëria e para në botë për trajnerë futbolli
Licencat fiktive për trajner futbolli janë vetëm një nga episodet e abuzimeve në FSHF, një organ që qarkullon miliona euro jashtë çdo kontrolli financiar dhe në mungesë të plotë transparence. Shqipëria renditet në vendin e parë në botë për numër banorësh sa i takon licencave për menaxhimin e lojtarëve të futbollit. Të dhënat konfirmojnë një inflacion gati të pabesueshëm licencash për menaxhim lojatarësh, duke tejkaluar edhe Italinë.
Aferë me Refik Halilin
Disa muaj më parë, FIFA i bllokoi sërish merkaton Klubit të Tiranës, duke i ndaluar regjistrimi i lojtarëve për tre sensionet e radhës. Shkak i bllokadës si gjithnjë janë bërë detyrimet e Klubit ndaj dy lojëtarëve Liridon Latifi dhe Filip Najdovski, të cilët janë ankuar për pagat e prapambetura.

Por bllokadës së FIFA-s ndaj Klubit të Tiranës i ka dalë para kreu i FSHF-së, Armand Duka. Sipas burimeve brenda Federadës, Duka ka sfiduar sanksionet e FIFA-s dhe UEFA-s, duke regjistruar lojtarët e rinj të Tiranës, duke favorizuar Refik Halilin, pjesër kartelit të futbollit bashkë me Sinan Idrizin.
Refik Halili është një histori më vete. Abuzimin më të madh e krye përmes Akademisë, duke mos paguar kurrë taksa. 860 fëmijë janë pjesë e Akademisë. Secili famijë paguan 90 euro në muaj. Halili nuk paguan taksa prej 14 vitesh. Tatimet dhe prokuroria nuk veprojnë. 860 fëmijë që paguajnë nga 90 euro në muaj, zero taksa në arkën e shtetit, ndërsa Edi Rama flet për Shqipërinë në BE në 2030.