Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian nuk do të drejtohet më nga opozita, ku në legjislaturën e kaluar në krye ishte Jorida Tabaku.
Tashmë Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian do ta drejtojë ish-ministri i Jashtëm Igli Hasani.
Drejtimi i këtij këshilli bëhet nga kryetari i komisionit parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, që në këtë legjislaturë i është besuar Hasanit.
Ndërkohë që nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian i takon opozitës, me konfigurimin e ri.
