Deputeti i Partisë Socialiste ka vlerësuar lart ambasadoren e SHBA Yuri Kim, e cila sot është larguar nga shërbimi diplomatic. Në një postin në faqen e tij në rrjetet sociale, Braçe thekson se ambasadorja Kim i dha shqiptarëve të zakonshëm drejtësinë dhe vizat dhjetëvjeçare për në SHBA.
Postimi i plotë
FALEMINDERIT ZONJE!
Ka njerez qe lene gjurme me ate qe jane-njerezore e te thjeshte, ate qe bejne-te drejte e te vendosur, ate qe percojne-qetesi dhe stuhi, menyren si udheheqin-mendje, arsye e fuqi;
YURI KIM ISHTE E TILLE NE SHQIPERI!
Sot ajo i jep fund sherbimit te saj ne Sherbimin Diplomatik te SHBA si e para grua KOREANO AMERIKANE qe u ngjit kaq larte duke permbushur nje enderr qe Amerika ta jep si mundesi bujare e Puna e ben realitet.
Zonje, ke lene nje trashegimi me vlere te madhe per shqiptaret e zakonshem ketu-DREJTESINE dhe LIRINE E LEVIZJES afatgjate per ne Amerike (vizat 10 vjecare), plot te tjera bashke me to;
NDAJ FALEMINDERIT PER SHERBIMIN TUAJ NDAJ SHQIPTAREVE TE ZAKONSHEM!
Per vete po aq mirenjohes per bashkepunimin, kritikat, keshillat, nxitjen ne punen e perditshme!
Tani, marsh nga jeta cdo gje te mire e te paqte, kudo qe te jesh!