“Rama shpalli luftë”, Berisha pas ndërprerjes së seancës plenare: Fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

Politikë

Publikuar: 18/09/2025

“Rama shpalli luftë”, Berisha pas ndërprerjes së seancës plenare: Fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se me veprimet e sotme në Parlament, Rama ka shpallur luftë.

Berisha e konsideron atë që ndodhi në seancën e Kuvendit si një skenar të parapërgatitur.

Natyrisht ky zhvillim dramatik meriton dhe duhet të marrë përgjigjen më të fortë dhe më të fuqishme. Jo në fjalë, fjalët nuk kanë aspak vlerë, por në veprime, në veprime, në veprime.

Me aktin e tij, ai faktikisht shkelmoi, shumëzoi me zero, asgjësoi vullnetin e të gjithë shqiptarëve që morën pjesë në votim.

Shpalli luftë të hapur, me një skenar të përgatitur, bashkë me kreun e parlamentit, që është një individ skllav i krimit dhe korrupsionit të vet dhe që tregoi se është i aftë të zbatojë çdo skenar të gatshëm që vjen nga Edi Rama dhe banda e tij”, tha Berisha.