Debatet e ashpra dhe rebelimi i disa deputetëve në grupin parlamentar të PD duket se kanë trembur Berishën dhe ai ka vendosur për anullimin e “bojkotit”të Kuvendit.
Deputetët e PD janë paraqitur sot në seancë plenare dhe po marrin pjesë në punimet e Kuvendit.
Por, edhe pse e ka përkrahur protesten, Sali Berisha nuk zgjodhi të kalonte mes protestuesve ‘të armatosur’ me vezë për të hyrë në Parlament, pas vendimit për t’u rikthyer në seance.
Ai kaloi nga ana e pedonales, e cila është siguruar nga policia që ka vendosur edhe gardhe metalike.