Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i njohur si Belo Ezmeri dhe së fundmi si Belo i Brisit, për shkak të binjakëzimit me Brisin e Tatimeve, mori një goditje të shumfishtë poshtëruese nga Sali Berisha, goditje e cila erdhi pas sulmit nga Çim Peka, i cili e vizatoi Belon si një nukël mes Dumanit dhe Ramës.
Së pari, Sali Berisha caktoi rivalin e Belos në parti, Gazment Bardhin, kryetar të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Edhe pse Bardhi shënoi humbjen më katastrofike të PD-së në Fier, ndërsa Belo gjithë verën i iku zëri duke denoncuar ‘korrupsionin’ në koordinim me Brisin, Berisha ia besoi Bardhit drejtimin e grupit parlamentar të PD-së.
Së dyti, Sali Berisha caktoi Belind Këlliçin nënkryetar të grupit parlamentar, pra mëkëmbës të Gaz Bardhit. Nuk u mjaftuar me emërimin e Bardhit në krye të grupit, por e ‘gradoi’ Belon mëkëmbës të Bardhit, duke theksuar kështu poshtërimin e tij.
Së treti, Sali Berisha ka vendosur t’a dublojë Belo Këlliçin edhe si mëkëmbës. Berisha ka caktuar dy mëkëmbës të Bardhit, Belon dhe Tomor Alizotin.
Krahas perceptimit të bazuar si fije në PD e një prej degëve kryesore të qeverisë dhe dhëndër i socialistëve, Belo Ezmeri ka kaluar prej dy vitesh në patronazhin e një prej simboleve të Rilindjes, Brisida Shehaj, e cila provoi disa poste gjatë mandatit të parë të Ramës, kaloi më pas me LSI, ku e dëboi Monika Kryemadhi, duke përfunduar në vitin 2023 në ‘kosheren’ SHQUP-it me Belo Ezmerin.

Nën kamuflimin e denoncimit të korrupsionit, Brisi dhe Belo krijuan një ‘portofil’ të vetin dhe një linjë paralele gjobëvënie, duke rivalizuar linjën kryesore të Shkëlzenit. Grupi përbëhej nga Belo dhe Brisi në skenë, ndërsa në prapaskenë vëllai i Brisit, E. Shehaj, i njohur si ekonomisti i gjobave, nëna Xhiko me përvojë që nga qeveria Nano, vëllai i Belos, i njohur si këshilltari i ministres Balluku, një ish këshilltar i Ilir Metës etj.

Sali Berisha bëri një luftë epike për të marrë SHQUP-in, duke nxjerrë jashtë loje kunatin e Bashës dhe kanalizuar gjobat e oligarkëve dhe zyrtarëve tek i biri, Belo dhe Brisi kërkuan të bëheshin pjesë e ndarjes së plaçkës, përmes një zyre në SHQUP dhe gjoja duke denoncuar korrupsionin. Po a mund të lejojë pronari dy argatë t’i marrin plaçkën nga dora?!