Pasi dy kontribuues të transmetuesit publik të Shqipërisë kritikuan vonesat në pagesa dhe mungesën e informacionit – dhe pasi të tjerë konfirmuan për BIRN se përballen me të njëjtin problem – Eni Vasili, drejtoresha e re e RTSH-së që nga 9 prilli, pranoi për BIRN se ekziston një “situatë katastrofike borxhesh dhe detyrimesh”.

Ajo shtoi se aktualisht ka një “prioritizim të pagesave”, pasi detyrime të rëndësishme i detyrohen Unionit Evropian të Transmetimeve, EBU, lidhur me festivalin e Eurovizionit.
“Sigurisht, ka një prioritizim të pagesave në këtë moment dhe po përpiqemi të shlyejmë disa detyrime ndërkombëtare fillimisht, disa prej të cilave nuk janë paguar që nga janari 2024. Mosshlyerja e tyre do ta vendoste RTSH-në në rrezik për të humbur partneritetin me EBU-në dhe pjesëmarrjen në Eurovizion, apo humbjen e shumë të drejtave televizive”, tha Vasili për BIRN.
“Ajo do të përballej gjithashtu me gjykata ndërkombëtare për mospagesën e kontratave me të huajt”, shtoi ajo.
Vasili theksoi gjithashtu se Bordi i Administrimit* ka marrë në shqyrtim edhe borxhin e brendshëm dhe disa formula të rinegocimit të tij nga sektori i financës dhe së shpejti pritet të dalë me një vendim.
“Të qenurit drejtues i një institucioni me kaq probleme të mbartura nuk justifikon gjithsesi prodhuesit e baltës t’i lëshojnë ato në mënyrë dashakeqe mbi kurrizin e atyre pak njerëzve qe nuk kanë asnjë përgjegjësi për krijimin e kësaj situate,” tha Vasili. /BIRN/