Ky është Festim Qoli që vrau nënë e bir dhe më pas u mori pasurinë, lëviz lirshëm në Durrës, si e korruptoi Prokurorinë e Policinë, pas krimit makabër u bë byrazer me Dumanin. Turp që nuk e mban dhêu për drejtësinë!

Krim & Korrupsion

Publikuar: 11/09/2025

Ky është Festim Qoli që vrau nënë e bir dhe më pas u mori pasurinë, lëviz lirshëm në Durrës, si e korruptoi Prokurorinë e Policinë, pas krimit makabër u bë byrazer me Dumanin. Turp që nuk e mban dhêu për drejtësinë!

Nga emsioni Inside Story, Top Channel

Vrasja e parë e killerit Nuredin Dumani nuk ishte një akt i rastësishëm, por një kërkesë nga një personazh në qytetin e Durrësit. Festim Qoliz, i njohur si Festja, i kërkoi eliminimin e Fatmira Dedjas, gruan e cila u kthye në rrezik ndaj vrasësit të djalit të saj, duke trokitur me forcë tek institucionet shtetërore për të denoncuar Qolin.

(Vret ortakun. Më pas i vret nënën sepse kërkonte drejtësi. Më pas u mer edhe pasurinë. Fatmira Dedja kërkonte drejtësi për djalin e saj, Elvis Dedjen, i ekzekutuar në 2012 në një atentat, duke akuzuar pikërisht Festim Qolin. Ky i fundit, pasi vrau ortakun Elvis Deden, kontraktoi Dumanin dhe Talo Çelën, për të vrarë nënën e Dedes, Fatmira Deden, e cila e shqetësonte pasi kërkonte drejtësi për djalin në dyert e Prokurorisë së Durrësit, të cilën Qoli e kishte blerë me 200 mijë euro për të manipuluar provat.

Prokurori që ka mbyllur dosjen e vrasjes së Elvis Dedes, duke fshehur provat që implikonin Festen, ka emër. Edhe punonjësi i policisë që zhduku armën ka emër. Edhe prokurori që mbylli dosjen e vrasjes së nënëns së Elvis Dedes, ka gjithashtu emër. Qoli lëviz lirshëm në Durrës, nën mbrojtje policore, ndërsa posedon një pasuri me vlerë miliona euro, produk i aktivitetit kriminal, kamufluar në emrin e të afërmve. Një krim i shumfishtë dhe ende i pandëshkuar).

Rrëfehet Dumani

Nuredin Dumani, i kontraktuar nga Festim Qoli për të vrarë Farmira Deden, me qëllim për të shuar presionin ndaj prokurorisë për zbardhjen e vrasjes të të birit po nga Festja, ka rrëfyer detaje rreth krimit.

Ishim duke bërë palestër një ditë, edhe më tha: “O kusho, kam hall të madh me atë plakën”. Plaka pak kohë më parë i kishte shkuar ke karburanti edhe e kishte delendis, ishte edhe Petrit Qoli aty, e ja kish thënë në sy: “më vratë djalin ju vraftë zoti, edhe i kishte sharë me rob shpie. Ajo po interesohej që paguante deri në 800 mijë euro, që të arrestohej Festim Qoli. pasi doli nga gjendja e kërkimit, ajo u angazhua më shumë. Festa i druhej kësaj gjëje. Fatmira nuk u tremb nga kërcënimet. Ajo bërtiste me zë të lartë në zyrat e institucioneve ligjzbatuese emrin e Festim Qolit, si vrasësin e djalit të saj. Ajo kishte sfiduar një rrjet të thellë korrupsioni që shtrihej nga prokuroria deri te policia lokale. Festimi më tha, pak më mbrapa që i kishin marrë 200 mijë euro këto, biles ma tha kështu: “Këto qentë, më morën 200 mijë euro për ta mbyll atë historinë e atij”, Prokuroria: A ju tha se kush ishin këto qentë…Po…Prokurorët….. (të qeshuraaaa) e kishte mbyll çështjen, se çështja ishte në prokurori, prandaj ma referon për prokurorinë ai mua…

Kërkesa për të vënë përpara drejtësisë ish ortakun e djalit të saj të vrarë, nuk kaloi pa pasoja. Festim Qoli, një emër që kishte pushtet në rrugët e Durrësit, e konsideroi Fatmirën një rrezik të madh. Në botën e tij, ajo ishte goja e fundit që mund të fliste lirshëm për vrasjen e Elvis Dedjes dhe për lidhjet që e mbulonin këtë akt kriminal. Eliminimi i saj u bë një domosdoshmëri për një mendje të ftohtë të botës së errët.

Kam shkuar në Elbasan kam takuar Talo Çelën, e kam takuar ke lokali vet. I tregova muhabetin, këtu – këtu kam fol me Festimin…. Festimi më pat thënë mua përpara se të nisesha: “O kusho një 40 mijë eurosh i jap se s’kam, më kanë gri këto të Durrësit, i referoheshe prokurorisë dhe policisë. Vetëm ta mbarojmë si hall, çke se do punojmë bashkë do të ndihmoj. I thashë Talo Çelës që 30 mijë euro jep ai, ndërkohë që Festimi tha 40.”

Rrëfimi tronditës i Dumanit: Shefi i policisë zhduku armën e vrasjes së Ervis Dedës

Nuredin Dumani rrëfen se Festim Qoli i ka treguar me detaje për vrasjen e ish-ortakut Ervis Dedja. Ngjarja kishte ndodhur një vit para se të urdhëronte ekzekutimin e Fatmirës. Festimi i tregoi Nuredinit me hollësi të ftohtë çdo detaj të vrasjes së Ervisit. Sipas rrëfimit të pentitos së drejtësisë, i kishte thënë që eliminimi i mamasë së viktimës ishte e vetmja rrugë për të mbijetuar.

Ditën e ngjarjes që kishte ndodh vrasja e Ervis Dedjes, kishte qenë me shtetasin Henrik Hoxha. Pa shkuar te ngjarja disa orë më përpara kishin qenë duke pirë në një lokal në kënetë të Durrësit, i themi ne. Aty shesin mish të pjek, edhe pinë raki. Si pijedashës që janë këto, shkoshin gjithmonë aty, edhe në pije e sipër vendosin që të niseshin sot për sot, për ta bërë atë. Doli për ta bërë atë ditë se kishte edhe një shokun e vet Festim Qoli, që ishte me Ervis Dedën.

Bashkë me Henrik Hoxhën u nisën drejt garazhit të Agim Gjinit, ku kishte fshehur një fuoristradë me targa të Kosovës. Mjeti ishte vjedhur për raste të tilla. Pa humbur kohë nisen drejt lokalit ku ndodhej objektivi. Në zonën mes Shkëmbit të Kavajës dhe Golemit.

Dedja sapo kishte hipur në makinën e tij kur u qëllua me armë “Scorpions”, nga Henrik Hoxha dhe Festim Qoli. I pari qëlloi për interes parash, i dyti nga mllefi që kishte për viktimën.

Pasi e vranë, kanë shkuar kanë djegur makinën në Kodër Arapaj. Aty është djeg Festimi, sepse ka derdh shumë benzinë edhe nuk ka marrë flakë direkt. Ai ka shkuar afër edhe ajo krijon vakum kur derdh shumë benzinë, krijon si tip presioni të fortë, dhe e ka djeg në surrat komplet, i ka djegur edhe vetullat“.

Për këtë ngjarje, Henrik Hoxha është paguar me 100 mijë euro. Nuredin Dumani jep një dëshmi tronditëse. Sipas tij, një funksionar i lartë i policisë së Durrësit në atë kohë, ka marrë armën e përdorur në vrasjen e Dedjas dhe e ka zhdukur.

Ka shkuar shefi policisë me marrë armën që e kishin hedh këto, ke rruga dytësore ke “Shkëmbi Kavajës”. Pra, një e kishin hedhur 20-30 metër para, në ferrë. Tjetrën e kishin hedhur tek mbeturinat, se nuk kishin ndaluar fare, ishin në ecje. Nazmiu, kishte gjetur vetëm armën që ishte afër plehrave. Ka qenë bashkë me një person tjetër, por unë nuk e di kush është ai personi tjetër. E kanë hedhur armën afër lagjes time. Është një kanal i ujrave të zeza aty. Festa ka qenë shumë i shqetësuar për atë armën aty, saqë kur u pastrua kanali kemi ndenjur aty, se mos dali arma ta marrin“.

Edhe pse Ervis Dedja nuk ishte më, Qoli e kuptoi se llogaritë nuk ishin mbyllur ende…. Për të, Fatmira Dedja nuk ishte më thjesht një nënë që kërkonte drejtësi. Ajo ishte kthyer në një kërcënim real. Dumani tregon se vrasja u përshpejtua për tu realizuar gjatë periudhës së rrotacionit politik.

Festa e vendosi, dhe ne e vendosëm që do ta bëjm shpejt. Më tha mua: Kusho, dëgjo, më dha kapar, nuk e mbaj mend 10 a 15 mijë euro, e më tha unë do iki jashtë shtetit që të mos merret vesh që e kam bërë unë. Ta bëjmë përpara  se është kohë zgjedhjesh, edhe do ndërrohen këto shefat e komisariateve, do ndërrohen këto prokurorët e gjyqtarët, e është rrëmujë, ta bëjmë sa më shpejt. Ishte fjala përpara shtatorit, sepse atëherë ndërroheshin këto… me një fjalë institucionet ndërroheshin ngaqë ishte ndërruar qeveria, kishte hyrë PS-ja në atë kohë…..

Si u vra Farmira Deda

Pas disa ditë ndjekjesh të itinerarit të Fatmira Dedës, Talo Çela dhe Nuredin Dumani, kishin vendosur 14 shtatorin e vitit 2013, për eliminimin e Fatmira Dedës. Rolet ishin ndarë qartë, Dumani do të drejtonte mjetin, Talo Çela do ishte ekzekutori. Automjeti ishte siguruar nga Dorian Shkoza.

Të sigurt që në atë zonë nuk kishte kamera sigurie, u pozicionuan pranë hyrjes së pallatit ku banonte Fatmira. Kishin informacione të sakta për orarin e mbërritjes së saj, pasi informoheshin nga i pandehuri Agron Qoli, kushëri i porositësit.

Rreth orës 13:00, sinjali nuk vonoi, Agron Qoli dërgoi mesazhin “erdha unë”. Pas pak, u shfaq edhe makina e viktimës. Dumani e ndoqi menjëherë nga pas. Sa hyri ajo në garazh, ai manovroi me kujdes dhe ndaloi në pikën e përcaktuar më parë.

Pas këtij momenti, Talo Çela zbret nga makina dhe futet në garazh, Dumani mbeti në makinë, në pozicion vëzhgues. Fatmira sapo kishte ndaluar automjetin dhe po përgatitej të zbriste. Në atë moment Talo iu afrua dhe nisi sulmin brutal.

Ajo po dilte nga garazhi, garazhi po mbyllej se e kishte me telekomandë edhe garazhi, ra në kurriz të Talo Çelës, se donte ta vriste në garazh, ta tërhiqte brenda, ajo nuk pranoi të hynte, edhe ky nuk e tërhoqi dot, se ishte edhe e rëndë ajo. Edhe garazhi, u shtrembërua ngeli shtrembër, pra qepeni i garazhit. Ai e shtriu në tokë edhe i ra me shkelma shumë, shumë shkelma, edhe e pashë që i ka gjuajtur pastaj fiks fare, nuk e pashë edhe ja nguli asaj viktimës“.

Referuar dëshmive dhe dosjes penale, pas ekzekutimit të Fatmira Dedjas, pagesa për Nuredin Dumanin u mbyll nga Petrit Qoli, vëllai i Festimit. Ai i dorëzoi shumën e mbetur prej 30 mijë eurosh. Sipas Dumanit, ai nuk foli me të ashtuquajturin “Festa” për ngjarjen. Porositësi e mësoi vrasjen përmes lajmeve. Me Dumanin u takua vetëm pas 10 ditësh.

Më ka falenderuar shumë, më ka thënë këtej e mbrapa ti je vëllai im. Më ka thënë që këtej e mbrapa, nuk kam më Petritin vlla, por të kam edhe ty. Të jam shumë mirënjohës, e ça do kemi tani e mbrapa e kemi të dy bashkë”.

Premtimet nuk munguan. Nga karburanti i familjes Qoli që ishte në shitje, Festimi i ka thënë se do i jepte 200 mijë euro. Por sipas Dumanit, kur karburanti u shit, asnjë cent nuk mori… (Inside Story)

Krim makabër

Nuredin Dumani rrefen më tej se e zuri gjaku kur pa dhunën brutale që Talo Çela ushtroi ndaj Fatmira Dedës. Së cilës i dha fund me një thikë në qafë.

“Ditën e ngjarjes shkuam me ‘Suzukin’. Talo kaloi tek pjesa mbrapa e makinës që ishte me xhama të zinj. Unë isha shofer i mjetit. Kemi bërë rrugën dhe po prisnim tek hyrja e garazhit. Me vete kishim një pistoletë TT dhe një thikë të cilën e mbante Talo Çela. Talo kishte doreza dhe kapuç, ndërsa unë kam pasur vetëm doreza edhe një triko sportive me kapuç dhe kapele, mesa mbaj mend pasi unë isha në timon. Goni na bëri mesazh që Fatmira kishte dalë dhe e dinim që do kthehej. Agroni na jepte të gjitha informacionet kur hynte dhe dilte Fatmira. Ajo lëvizte me Citroen C4 dhe ishte lehtësisht e verifikueshme. Kemi pritur kthimin e saj rreth 1 orë dhe e pamë që erdhi. Sapo e pashë u nisa menjëherë mbas saj me makinë tek garazhi.

Hymë njëkohësisht në garazh. Ajo zbriti nga makina pasi parkoi dhe po dilte për punën e saj. Unë po rrotullohesha tek parkimi dhe Talo doli nga makina dhe po priste momentin. Në këtë moment unë pashë që Talo po e godiste me shqelma, ndërsa ajo nuk reagonte. Talo kishte dhe armën me vete po se përdori. Ai përdori thikën më pas për ta eliminuar. Ajo ishte e shtrirë pa ndjenja nga goditjet e tij me grushta dhe shkelma kur ai i drejtoi thikën dhe më duket se e goditi në qafë.Unë nuk mund ta shikoja dot. Kështu donte dhe Festimi që të ndodhte pasi donte të dukej jo si vrasje por si grabitje prandaj u përdor konflikti. Talo më pas i grabiti çantën, nuk e di se çfarë kishte brenda se kam parë. Isha i tensionuar nga gjaku dhe nga vdekja e zonjës”, nënvizoi Dumani.

Dumani dhe Qoli u bënë byrazera

Edhe pse thotë se e zuri gjaku nga vrasja makabre që Talo Çela sipas tij i bëri Fatmira Dedës, Nuredin Dumani nuk e pati problem të pinte gjak me Festim Qolin, porositësin e vrasësit të saj dhe të bëheshin vëllezër përjetë.

“Pasi vramë Fatmirën, kemi shkuar me të njëjtën makinë deri në Plepa tek ura. Unë mora taksi tek Plepat ndërsa Talo mori makinën, ndërsa nuk e di ku shkoi më pas makina e ngjarjes. Vrasja më rëndoi shumë. Telefonin e hodha tek kanali i ujërave të zeza. Aty hodha dhe rrobat. Pas disa ditësh Petriti erdhi me një ML gri. Më tha dil tek nënkalimi i Shën Vlashit, aty bëmë një xhiro me ‘Benzin’ dhe më tha: ‘ja ku e ke pagesën’. Shkova në Elbasan atë ditë ose të nesërmen dhe komunikova me Talo Çelën që po shkoja ta takoja. 

Komunikoja vetëm me mesazhe. Talon e kam takuar tek ‘Pilafi’ në Bradashesh, Elbasan. I dhashë 30 000 mijë euro Talo Çelës dhe 10 000 euro i mbajta për vete. Unë me Festimin jam takuar disa herë më mbrapa, por nuk e ka hapur asnjëherë bisedën për vrasjen. Më ka falënderuar për vrasjen dhe më pas kemi prerë gishtat së bashku, jemi bërë vëllezër gjaku. Të shtëpisë time dhe të atij e dinë që jemi vëllezër gjaku”, tha ai.

Festim Qoli u mori pasurinë pasi vrau Elvis Dedajn dhe nënën e tij Fatmira Dedajn

Para vrasjes së nënë e bir, Festim Qoli rezultonte bashkëpronar me Fatmira Dedajn në biznesin e tregtimit të karburanteve në Durrës. Qoli kishte 49 % të pikës së karburantit, ndërsa Fatmira Dedaj, e cila mbulonte të birin, kishte 51 %.

Qoli u bë pronar me 100 % i karburantit pas vrasjes së nënë e bir. Ka një kontratë mes Festim Qolit dhe vajzës së Fatmira Dedës. Kjo e fundit i jep aksionet tek kaburanti vrasësit të mamasë dhe vëllai.

Por ka dyshime që kontrata ose është bërë nën terror psikologjik ose është falsifikuar. Por, në dosjen e prokurorisë, thuhet se Festim Qoli dhe Elvis Dedaj kanë pasur edhe prona të tjera të përbashkëta të regjistruara në emër të Festim Qolit.

Lokal në Tiranë dhe mjet lundrues

Hetuesit e BKH-së kanë identifikuar një lokal në emrin e Festim Qolit në Tiranë. Gjithashtu kanë konstatuar një mjet lundrues. Janë duke u verifikuar pasuri të tjera që mund t’i ketë fshehur në emrin e njerëzve të afërt.

Bar Spiranca 

Nuredin Dumani, në dëshminë e tij, thekson se Festim Qoli, kishte shumë pasuri të regjistruar në emra të tjerë, duke përfshirë edhe një godinë trekatëshe në zonën e njohur si Nishtulla, ku përfshihej Bar Kafe “Spiranca”, ushqimore me shumicë edhe një restorant dasmash. Këtë pasuri e ka kaluar në emrin e tij.

Hoteli Alvin Comfort 

Një tjetër pasuri, e cila dyshohet se ka qenë e Ervis Dedajt, por që është tjetërsuar, është hotel Alvin Comfort në Golem, aty ku ka pasuri të tjera, Elvis Dedaj.

Hoteli rezulton në pronësi të shtetasit Bledar Gjini. Burime për Prapaskenën thanë se kjo pasuri ka qenë e Ervis Dedajt dhe nuk dihet se si ka përfunduar në duart e Bledar Gjinit.

Pasuri të tjera, i implikuar edhe daja i Elvis Dedajt 

Sipas burimeve, Elvis Dedaj kishte një pasuri me vlerë miliona euro, si hotele, apartamente në resorte në Golem, prona në zonën e Durrësit, kompani të ndryshme, karburante, vila etj., si dhe miliona euro cash.

Të gjitha këto prona janë ndarë dhe tjetërsuar. Në këtë operacion kriminal, Festim Qoli dyshohet se ka bashkëpunuar edhe me dajën e Elvis Dedes së vrarë, pra me vëllanë e Fatmira Dedajt. Daja ka përfituar një pjesë të pasurisë.

SPAK duhet të marrë në pyetje motrën e Elvis Dedajt, e cila ndodhet jashtë vendit. Ajo mund të japë informacione të vlefshme për pasuritë që i janë grabitur Elvis Dedajt. Motra e Dedajt duhet të merret edhe në mbrojtje, pasi mafia dhe krimi mund të tentojnë ta heqin qafet ashtu siç vepruan me vëllanë dhe nënën e saj.