Deputeti i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në një emision televiziv ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar se po fabrikon opozita të rreme për të mbajtur nën kontroll jetën politike në vend.
“Kemi dy opozita që po farkëton Edi Rama, pasi dështoi me partitë e vogla. I patë si përfunduan, çuni i xhajës me çunin e hallës. U katandisën ashtu siç i kishim paralajmëruar,” u shpreh Blushi.
Blushi deklaroi se opozita reale është rikthyer në formën e saj të plotë. “Për fat të mirë, opozita e vërtetë është kthyer në shtatin e vet natyral,” tha deputeti i Partisë së Lirisë.