Kjo është fotoja e autorit Ragip Gila pas masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur, i cili duket me skafandër në kokë dhe me armë në dorë.
Të vrarë mbetën Armando Pali, Liridon Kraja (Lushi) dhe u plagosën Erogen Brajoviç dhe Meri Kaceri.
29-vjeçari, i cili u arrestua në tentativë për t’u arratisur, ka pranuar se objektivi i tij ishte, Erogen Brajoviç.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës. Autori 29-vjeçar hyri brenda në lokal dhe qëlloi me breshëri.
Armando Pali, i cili po pinte kafe me Erogen Brajoviçin, ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa truproja e këtij të fundit, Liridon Kraja (Lushi) vdiq në spital.
Dy plumba mori edhe mori edhe Meri Kaceri, kamarierja 25-vjeçare e lokalit, e cila gjithashtu nuk ka rrezik për jetën.
Fakti që shënjestra sipas autorit është vëllai i Denis Bajrit, të shumëkërkuari që u ekstradua në korrik nga Dubai me akuzën e vrasjes së Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër për llogari të Ervis Martinajt, ka ngritur dyshime se krimi mund të jetë pasojë e përplasjes mes grupeve në kryeqendrën e veriut.
Ndaj edhe hetimet janë shtrirë në disa pista, ndërsa policia ka vijuar kontrollet në disa banesa në periferi të Shkodrës.