Berisha i përgjigjet Celibashit që e quajti histori suksesi votën e diasporës: Deklaratë e gatshme nga zyra e qeverisë

Politikë

Publikuar: 09/09/2025

Berisha i përgjigjet Celibashit që e quajti histori suksesi votën e diasporës: Deklaratë e gatshme nga zyra e qeverisë

Kryetari i Parisë Demokratike Sali Berisha i ka quajtur “qesharake” deklaratat e kreut të KQZ-së Ilirian Celibashi lidhur me zgjedhjet e 11 majit dhe votën e diasporës.

Berisha këmbëngul se zgjedhjet ishin farsë elektorale.

Natyrisht këta janë, të gjithë flasin çfarë thotë zyra e Edi Ramës. Këta i marrin të gatshme nga zyra e Ramës dhe i lexojnë. Si Ilirjani, ashtu dhe Bajrami, edhe të gjithë me radhë. Këtu ka vetëm një zyrë shtypi dhe ajo zyrë shtypi është vetëm e Edi Ramës. Nuk ka deklaratë me qesharake. Zgjedhjet ishin një farsë e vërtetë elektorale dhe ne kemi faktuar me qindra mijëra fakte se, në këto zgjedhje u shkelmuan standardet më elementare të zgjedhjeve të drejta, standardet ndërkombëtare dhe ligjet e vendit”-iu përgjigj Berisha pyetjes së një gazetari.