Perceptimi i bazuar se, Belind Këlliçi është një pupac i qarqeve qeveritare, sidomos i zv/kryeministres Belinda Balluku, duket se e ndjek si hije kudo dhëndrin e socialistëve në PD, duke e kompleksuar dhe kthyer në psikozë. Vëllai Reshard Këlliçi ish-këshilltar pranë AlbGaz dhe flirtet me koncensionarët e rrugëve, janë vetëm dy nga elementët kompromentues të Belind Këllçit, i njohur si Belo Ezmeri, nofkë që ia ngjiti Sali Berisha para se t’a turpëronte në garën për Bashkinë e Tiranës. Në koordinim gjithnjë me tutoren e tij Brisin e Tatimeve, Belind Këlliçi, ditët e fundit, ka nisur të prezantojë strategjinë e tij të re nëpër tavolinat e Tiranës, për të goditur Belinda Ballukun dhe rrethin e saj. Arsyet janë sa familjare, aq edhe për llogari politike, por që Belo do të tentojë t’i shesë si parimore.
1. Vjehrri i Belos (Artan Shkreli) shkarkohet nga Instituti i Ndërtimit
Zyrtari socialist Artan Shkreli është vjehrri i Belind Këlliçit. Shkreli ka qenë drejtori i Monumenteve të Kulturës, këshilltari për territorin i kryeministrit Edi Rama, zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe së fundmi drejtor i Institutit të Ndërtimit në Tiranë. Prapaskena mëson se disa ditë më parë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka shkarkuar nga detyra Artan Shkrelin me kërkesë të kryeministrit Rama.


Nuk dihet nëse shkarkimi i Shkrelit ka ardhur pas refuzimit të eksperizës për katet pa leje të oligarkëve apo sepse nuk po disiplinon dhëndrin, por Belo mësohet se menjëherë pas shkarkimit të vjehrrit, ka vendosur të denoncojë Belindën dhe njerëzit e saj, të cilët deri dje e mbanin me ‘karrota’.
2. Kompleksimi nga Gaz Bardhi dhe Çim Peka
Sa më thellë që Gaz Bardhi humbet në zonat ku e çon Sali Berisha me Shkëlzenin, aq më lart ngjitet në PD. Pas humbjes dramatike në Fier, Bardhi, i njohur për linjën kundër Ramës dhr Ballukut, do të drejtojë grupin parlamentar të PD-së. Pozicioni i Bardhit kundër Ballukut dhe Ramës duket se ka kompleksuar Belind Këlliçin, i cili perceptohet në SHQUP si xhol i qeverisë. Ndërkaq, drejtuesi i medias së familjes Berisha, Çim Peka sulmoi disa ditë më parë Belind Këlliçin, duke theksuar se sillet si gazetar kronike që shpall arrestime në studio televizive. Peka akuzoi Këlliçin e të tjerë se nuk po sillen si deputetë opozitarë, por ashtu siç i duhen Ramës, duke i dhënë zë narrativës se SPAK po punon.
3. Zgjedhjet për kreun e PD pranverën e ardhshme
Në pranverë të vitit 2026, Sali Berisha do të japë garën për kreun e PD-së. Nëse do të marrë pjesë Argita Berisha, nuk do të ketë garë, por dinasti, caktim pasardhësi në bazë familje. Nëse Argita nuk merr pjesë, kandidatë për të marrë drejtimin e PD-së mund të jenë Gaz Bardhi, Ervin Salianji dhe Belo Këlliçi. Për shkak të raportit kompromentues me qeverinë, sidomos me Belinda Ballukun, plus të qenit dhëndër i PS-së, Belind Këlliçi është më i pafavorizuari dhe i papërshtatshmi për Familjen Berisha për t’i besuar drejtimin e partisë. Për t’i hyrë në zemër Berishës dhe në llogaritë e Familjes së tij, Belo ka menduar se duhet të sulmojë fort në sesionin e ri politik Belinda Ballukun.
Belo Ezmeri iu turr Veliajt pasi i hoqi gruan nga puna
“Jam pyetur për çdo gjë, për partneren time që unë dal në media publikisht dhe them që nuk bashkëjetoj me të dhe nuk jemi bashkë…”.
Kështu, Belind Këlliçi, u distancua nga bashkëshortja e tij, kur në SPAK e pyetën se pse nuk e ka deklaruar pasurinë e saj si të gjithë zyrtarët e tjerë.

Arsye se pse Belo Këlliçi nuk e ka deklaruar pasurinë e bashkëjetueses Anna Shkreli, nuk është ajo që ai pretendon, por diçka më e sikletshme, e cila e nxjerrë dhëndrin e socialistëve një personazh që përzien hallet familjare me kauzat e opozitës.
Anna Shkreli është paguar, pra ka marrë rrogë nga Bashkia e Tiranës. Konkretisht, Anna Shkreli rezulton e punësuar pranë Muzeut të Bashkisë Tiranë “Shtëpia Studio Kadare”.

Bashkia e Tiranës ka vendosur t’a largojë nga detyra zonjën Anna Shkreli, pasi sipas burimeve nuk shkonte në punë. Përpos ‘plagës’ së humbjes turpëruese me 60 mijë vota përballë Erion Veliajt, largimi i bashkëjetueses nga puna, ishte një arsye tjetër që Belind Këlliçi u printe një tufe demokratësh duke protestuar para Bashkisë së Tiranës.

Krahas pagës në Bashkinë e Tiranës, partnerja e Belos, Anna Shkreli ka përfituar para publike nga disa ente shtetërore, si person fizik me nipt M01804027N.


Dy pagesa nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor i ka përfituar gjatë kohës kur partneri i saj Belind Këlliçi ishte deputet i Partisë Demokratike.
Grup gjobëvënie me Bletën e Tatimeve dhe Koncensioneve
Vera e vitit 2023 ishte dramatike për Belind Këlliçin dhe Brisida Shehajn. Ashtu siç edhe parashikohej, Belo humbi me 60 mijë vota përballë Veliajt. Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi urdhëroi që Brisida Shehaj të mos i afrohej selisë së LSI-së në një perimetër prej 500 metrash, pasi Ilir Meta e kishte caktuar në krye të ekipit anti-korrupsion.

Nga kosherja e Rilindjes, Bleta e Tatimeve u dëbua nga LSI-ja dhe përfundoi në kosheren e PD-së në SHQUP. Që nga gushti 2023, Brisi dhe Belo u mbyllën në një dhomë të SHQUP-it për të denoncuar korrupsionin. Duke përdorur informacionet si ish drejtoreshë e Tatimeve, ish drejtoreshë të Agjencisë Shtetërore të Investimeve (AIDA) dhe ish kryetare e Task-Forcës për Tokat e Bregdetit, Brisi i koncensioneve që po heton SPAK, i shkruante Belos denoncime shantazhuese për biznesmenë dhe zyrtarë publikë.

Disa u çuan zarfet, të tjerë heshtën. Sistemi i gjobëvënies nga penxheret e SHQUP-it ka vijuar me intensitet deri në gusht të këtij viti, kur Belo dhe Brisi tentuan të ‘krehnin’ disa subjekte që paguanin në të njëjtën kohë te Shkëlzeni.
Ora 40 mijë euro
Natën e ndërrimit të vitit dhe ditën e parë të vitit të ri, Belind Këlliçi publikoi dy foto, të parën me partneren e tij Anna Shkreli, të cilën e mohoi kur doli nga dera e SPAK-ut, si dhe të dytën me familjen dhe partneren. Në foton e dytë, Belind Këlliçi, i njohur edhe si Belo Ezmeri, nofkë që ia ka vendosur Sali Berisha, shfaqet me një orë, e cila kushton mbi 40 mijë euro.

Bëhet fjalë për një orë të markës Royal Oak Chrono, të cilën Belind Këlliçi e mban në dorë, në foton e publikuar asokohe. Nga një verifikim rezulton se një orë e tillë kushton 41 500 euro.


Me një orë të tillë, e cila kushton sa paga e dy viteve të një deputeti, Belind Këlliçi është shfaqur edhe në aktivitete politike. Madje, me orën 40 mijë euro në dorë, Belind Këlliçi është shfaqur edhe duke ‘denoncuar korrupsionin’ para Bashkisë së Tiranës.

Takimi 25 mijë euro me Trump
Këlliçi është i papunë që nga fillimi i vitit 2023, kur hoqi dorë nga mandati i deputetit, për të garuar për Bashkinë e Tiranës, ku humbi me 60 mijë vota diferencë. Por, pavarësisht kësaj, Këlliçi nuk i ka ndalur shpenzimet mijëra euro, si mbjellja e flokëve, pushimet luksoze me jaht, vizita në SHBA, foto 25 mijë USD me Trump etj., që nuk dihet se nga e kanë burimin këto para dhe kush e financon Belon.

Një foto me Trump kushton 25 mijë USD. Belo Ezmeri thotë se foton e ka bërë falas. Pse ndryshe nga personazhet e tjerë, Belo duhej të përjashtohej nga tarifa? Belo nuk është me kufizime fizike!
Ku i gjeti Belo 25 mijë USD për të paguar foton me Trump në tualet? Këtë pyetje duhet t’ia bëjë SPAK-u kur të vijë në Tiranë.
Mbjellja e flokëve, mister burimi i parave
Belind Këlliçi u zhduk disa muaj pasi u rrah me 60 mijë vota diferencë nga Erion Veliaj në betejën e zgjedhjeve të 14 majit 2023 për Bashkinë e Tiranës. I njohur si Belo Ezmeri, Këlliçi shënoi disfatën më të thellë në historinë e PD-së.
Pas humbjes Belo Ezmeri, përpos të tjerave tha se “Shoqëria jonë mesa duket kërkon diçka ndryshe dhe pret më shumë prej nesh. Të gjithë ne duhet të reflektojmë rreth kësaj që ka ndodhur dhe unë sigurisht duhet ta bëj i pari”.
Pas kësaj deklarate, Belo u zhduk disa muaj nga ekranet.
Kur shumëkush besonte se Belo Ezmeri ishte ngujuar duke luftuar me pikëllimin e disfatës dhe reflektuar rreth shkaqeve të humbjes, Belo në fakt po luftonte me rënien e flokëve.

(Belo pa flokë)
Belo dha disa sinjale në gusht dhe u rikthye në shtator 2024. Teksa pritej të dilte me një analizë për humbjen, befas Belo u shfaq me ballin e veshur me flokë.

(Belo me flokë të mbjella)
Gjatë fushatës, siç edhe e tregojnë këto foto, Belo shfaqet me ballin e gjerë, me flokë të rralluar në skaje, madje edhe në pjesën e sipërme të ballit. Balli i Belos shfaqet i zhveshur, por rënia e flokëve nuk i kishte prekur ende kurorën e kokës.
Disa muaj më pas, kohë që nevojitet për mbirjen e flokëve pas transplantit, Belo fshaqet me flokë në zona ku më parë nuk kishte.

Nuk ka asgjë të keqe, asgjë të paligjshme dhe jo etike investimi për ‘rikostruksionin’ e pamjes së jashtme; mbjellje dhe lyerje flokësh, dendësim mjekre, ngushtim nofulle si Monika Kryemadhi, heqje të shtresave dhjamore si Meta, tendosje balli, zbutje rrudhash, tërheqje të cepave të syrit dhe çdo ndërhyrje tjetër estetike.
Por, Belo Ezmeri ka detyrim ligjor dhe moral të tregojë se sa ka kushtuar mbjellja e flokëve dhe cili është burimi i parave.
Financimi i fushatës zgjedhore
Belo del duke denoncuar korrupsionin nëpër konferenca shtypi dhe studio televizive, por ende nuk ka treguar burimin parave për koston e fushatës së tij për Bashkinë e Tiranës. Shpenzimet janë të dukshme dhe me vlerë qindra mijëra euro, por burimi i parave nuk dihet. Vetëm për sponsorizime në FB, të cilin ia menaxhonin 6 punonjës, Këlliçi ka shpenzuar 8082 USD.
Grupi politik që e kandidonte Belo nuk mori asnjë lek nga fondet zgjedhore të majit 2023 pasi merrte pjesë si kandidat personal i Sali Berishës (me logon e Ilir Metës), ndërsa fushata e tij shumë e shtrenjtë, me takime në çdo cep të kryeqytetit, me reklama dhe postera të sponsorizuara kudo në kryeqytet, (përfshi edhe atë të famshmin me gishtin e mesit të ngritur), makina me qira etj, ndërsa vetëm eventi në stadiumin “Air Albania”, ku Belo hyri si triumfator me autobusin e tij të personalizuar, kushtoi jo më pak se 100.000 euro.