Të gjithë në ankth për vizitën e Dumanit në SHBA, porositë nga DASH dhe pjesëmarrja në një dasëm

Aktualitet

Publikuar: 03/09/2025

Të gjithë në ankth për vizitën e Dumanit në SHBA, porositë nga DASH dhe pjesëmarrja në një dasëm

Një vizitë e beftë (jo zyrtare) e krut të SPAK-ut, Altin Dumani, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasuar me një takim me Brendan P. Hanrahan, zyrtarin e Departamentin Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro-Azitatike, ka prodhuar tërmet dhe ankth në radhët e klaneve të korrupsionit dhe krimit në Tiranë.

Në rrethet politike dhe mediatike kanë nisur menjëherë hamendësimet dhe interpretimet për prapaskenat e vizitës së Dumanit në SHBA, i shpallur nga ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, si “kampion në luftën kundër korrupsionit”. 

Disa nga interpretimet janë;

-Dumani ka marrë porosi nga DASH për të vijuar goditjen ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta, përfshirë edhe politikanë të caktuar që konsiderohen të paprekshëm.

-Dumani e ka kërkuar vetë takimin për t’u parashtruar amerikanëve kërkesën për të ushtruar presion ndaj Edi Ramës për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK ose lejimin për të kandiduar për një mandat tjetër.

-Takimi ka qenë i planifikuar dhe është ekspozuar në media për të dhënë mesazhin se SPAK ka mbështetjen e administratës së Trump.

-Dumani mund të ketë kërkuar konfirmimin e garancive pas mbarimit të mandatit.

Të vërtetën e dinë vetëm Dumani, Hanrahan dhe bashkëpuntorët e tij në DASH, por vizita është çmitizuar disi pasi kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ka qenë i ftuar në një dasëm në SHBA. Fotot e pjesëmarrjes së kreut të SPAK-ut në ceremoninë martesore janë publikuar në rrjete sociale.