Raimond Cimbi i koncensioneve në shëndetësi leje për pallat në ish Bllok

Investigim

Publikuar: 01/09/2025

Raimond Cimbi i koncensioneve në shëndetësi leje për pallat në ish Bllok

Ish drejtori i Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë Raimond Cimbi, i kallëzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në SPAK për koncensionin 130 milionë euro të laboratorëve, njëkohësisht përfitues i koncensionit 160 milionë euro të sterilizimit, ka përfituar vitin e kaluar një leje për ndërtimin e një pallati, 11 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë, në Rrugën ‘Vaso Pasha’, në ish Bllok, përmes një kompanisë Inov Production, mbi një pronë të trashëguar.

Në gusht të vitit 2018, Raimond Cimbi, themeloi kompaninë Inov Production, me objekt veprimtarie ‘prodhimi diskografik, fonografik, audiovideo, prodhimi tipografik në fushën e muzikës dhe tregtimi i këtyre produkteve, aktivitet editues në fushën muzikore etj‘, në bashkëpunim me Oriela Koshon, e cila kishte 49 % të aksioneve.

Oriela Kosho është drejtore e marketingut e Spitalit Amerikan, e ekspozuar si dora e Klod Allajbeut për blerjen e mediave në këmbim të heshtjes për skandalet dhe aferat me paratë publike.

Kosho dhe Cimbi qëndronin pas emisionit televiziv ‘Hipokrati’, derivat i kompanisë Inov Production. Përmes emisionin kanë përfituar disa pagesa nga kompania koncensionare e sterilizimit, bazuar në një kontratë marketigu.

Në shkurt të vitit 2019, zonja Kosho ia dhuron aksionet Ramond Cimbit.

Disa vite, Raimond Cimbi futi në lojë të birin, por në shkurt të këtij viti duket se ndryshoi sërisht mendje, duke i rimarrë aksionet.

Bilancet e kompanisë janë të pamjaftueshme, por duke siguruar pronën me trashëgimni, Cimbi ka lidhur kontratë me një kompani ndërtimit.