Belind Këlliçi mbështet protestën që kërkon Berishën në burg: Pamje magjike, revolucion. (Doktori, dhëndri, Noka, Peka & Co e kosiderojnë si lojë e Sorosit)

Aktualitet

Publikuar: 04/06/2026

Belind Këlliçi mbështet protestën që kërkon Berishën në burg: Pamje magjike, revolucion. (Doktori, dhëndri, Noka, Peka & Co e kosiderojnë si lojë e Sorosit)

Partia Demokratike duket se ka nisur të lëkundet në qëndrime dhe të shfaqë shenja përçarje në ditën e pestë të protestave masive, me parullën dominuese ‘Rama në burg, Berisha në burg’. Teksa Sali Berisha, Flamur Noka, Çim Peka etj., kanë sulmuar protestën si lojë e pushtetit dhe opozitë e opozitës, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka mbështetur protestën, duke e konsideruar si një revolucion, në një kohë kur Berisha pretendon se po udhëheq një tjetër revolucion që nga viti 2013. Këlliçi ka publikuar pamje nga protesta e pestë, duke e konsideruar si magjike.

Vetëm disa orë para se Këlliçi të demostronte qëndrimin pro protestës, Sali Berisha tha se pas protestës qëndrojnë shërbëtorë të qeverisë. “Hiqni dorë nga keqpërdorimi i opozitës së opozitës, që është krijesë mjerane, shërbëtore mjerane e qeverisë”, tha Berisha. Ndërkaq, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, gazetari pranë Familjes Berisha, Çim Peka, Flamur Noka etj., i konsiderojnë protestat para Kryeministrisë si lojë dhe organizim nga Soros.

Mbetet për t’u parë në vijim nëse opozita po ndryshon qëndrim ndaj protestave që kanë po shembin monopolin e protestave të PD-së apo Belind Këlliçi, duke parë valën në rritje të protestave që delegjitimojnë opozitën, po distancohet nga linjat e Berishës, ndoshta për të krijuar terrenin për ndonjë lëvizje të mundshme brenda PD-së. Nga ana tjetër nuk përjashtohet as mundësia që Këlliçit t’i tërhiqet veshi dhe t’a fshijë postimin pro protestave.