Fakte / Si Air Albania u kthye në një flamur korrupsioni, taksia fluturuese për pushtetarët, grupi mafioz që fshihet pas, 2 Sinanët dhe lushnjarja që po i faturohet falimenti

Investigim

Publikuar: 31/08/2025

Fakte / Si Air Albania u kthye në një flamur korrupsioni, taksia fluturuese për pushtetarët, grupi mafioz që fshihet pas, 2 Sinanët dhe lushnjarja që po i faturohet falimenti

Në maj të këtij viti, Gjykata e Apelit detyroi kompaninë ajërore Air Albania që të shlyejë rreth 5 milionë euro fatura të prapambetura ndaj kompanisë I.B.N shpk të Mirela Nurçe nga Lushnja, e cila furnizon me ushqimin për pasagjerët në bord. E vetëquajtur krenaria e Shqipërisë, Air Albania refuzonte të paguante farurat e lëshuara nga kompania e ushimit me pretendimin se është mbifaturuar dhe se pagesat do ta çonin në vështirësi serioze financiare.

Kompania Air Albania ka para për të shërbyer si taksi fluturuese për pushtetarët, për të bërë qoka me charter dhe devijuar flukse parash nëpër kompani të inkriminuara, por refuzonte të shlyente kompaninë e Mirela Nurçes që e furnizon me ushqimin për pasagjerët në bord, pasi has në vështirësi financiare.

Që një kompani, e cila e konsideron veten krenaria e Shqipërisë, të jetë e besueshme për gjykatën dhe publikun, pikësëpari duhet të publikojë bilancet e veprimtarisë vjetore. Edhe krenaria e kombit, edhe pa bilance dhe në ilegalitet, sikur nuk është as korrekte, as serioze dhe as ligjore.

Kompania, e themeluar në shtator të vitit 2018, rezulton pa bilance, madje një javë (shtator 2022) ka pezulluar edhe aktivitetin pasi refuzonte të zbatonte ligjin për pronarët përfitues, qoftë edhe prestanome. Edhe ky pezullim ishte fiktiv.

Dy vitet e fundit, Air Albania ka nisur të zbatojë praktikat e papërgjegjshme dhe mafioze të Wizz Air, duke anuluar fluturimet, ditët e fundit drejt Athinës dhe Lubjanës. Teksa me fluturimet luksoze me charter është e përpiktë, Air Albani anulon si të ishte autobusi i kombinetit udhëtimet e zakonshme, duke justifikuar me falimentin që po provokoi Mirela Nurçe, ndonëse paratë shkojnë në drejtime të tjera, lehetësisht e gjurmueshme nga organi i akuzës.

Nga korrupsioni drejt tragjedive njerëzore

Gërdeci nisi si një aferë korruptive dhe nga babëzia përfundoi në një tragjedi njerëzore. Disa sinjale dhe alarme u mjegulluan dhe u injoruan deri kur ndodhi ploja njerëzore.

Është tejet shqetësuese një deklaratë e një grupi punonjësish të Air Albania, në të cilën theksohej cënimi i rëndë i sigurisë së pasagjerëve dhe punonjësve nga kompania Air Albania.

Siguria e pasagjerëve dhe e vetë punonjësve është cenuar rëndë. Presioni psikologjik, mungesa e pagave, mungesa e respektit për standardet operacionale kanë krijuar kushte që rrezikojnë jetën e qytetarëve”, thuhej në deklaratë.

Ata pretenduan se mbi 11 muaj sigurimet shoqërore nuk u ishin paguar, ndërsa shumë prej tyre kanë marrë me vonesë 2 deri në 3 paga mujore. Lista e të larguarve përfshin pilotë, drejtues teknikë, inxhinierë dhe ekuipazh kabine.

Zhduken dy avionë

Nga katër avionët që kompania Air Albania ka përdorur gjatë vitit të fundit, dy janë zhdukur nga shërbimi për shkak të mospagesave. Airbus-i ZA-MMK ndodhet në Stamboll që nga 8 shkurt 2024, i parkuar dhe i paoperueshëm për shkak të një defekti të rëndë në motor.

Air Albania drejt falimentit, dy Sinanët çojnë kompaninë

Airbus ZA-MMK

Airbus-i ZA-ASM, që mbulonte linjat kryesore të kompanisë, u sekuestrua nga kompania Etihad më 6 gusht 2025, pas një udhëtimi Tiranë–Stamboll, dhe nuk është kthyer më në Shqipëri. Pas sekuestrimit të avionit ZA-ASM, pronari i mjetit në bashkëpunim me Turkish Airlines e tërhoqi nga shërbimi dhe e pozicionoi në Stamboll.

Air Albania drejt falimentit, dy Sinanët çojnë kompaninë

Airbus ZA-ASM

Kjo krijoi një problem ligjor, pasi licenca shqiptare e kompanisë kërkon të paktën një avion “dry lease” në përdorim. Për të shmangur shpërthimin e skandalit, drejtori i Aviacionit Civil, sipas burimeve, urdhëroi Air Albania të deklaronte publikisht se avioni ishte në mirëmbajtje, ndërkohë që ekzistojnë komunikime zyrtare që dëshmojnë të kundërtën. Burime nga brenda posedojnë komunikime zyrtare që dëshmojnë të kundërtën.

Një Boeing 737-800 me regjistrim UR-SQO, i marrë nga SkyUp, bëri bujë e madhe në media se Air Albania shtoi flotën ajrore me dy avionë dhe hapi destinacione të reja. Mirëpo, një muaj pas hapjes së destinacioneve të reja, avioni i marrë me qira nga kompania ukrainase SkyUp u tërhoq, pasi Air Albania nuk pagoi detyrimet. Aktualisht, palët ndodhen në proces gjyqësor.

Air Albania drejt falimentit, dy Sinanët çojnë kompaninë

Aircraft UR-SQO

Airbus-i LZ-FSA, i marrë nga Fly2Sky më shkurt 2025, është aktualisht i vetmi avion në përdorim, por edhe ky rrezikon të largohet për të njëjtat arsye. Kështu Lasgushi, Migjeni, Fishta etj., kanë përfunduar ‘pa fletë’ dhe nën sekuestro. Të gjitha këto lëvizje mund të verifikohen në kohë reale përmes të dhënave publike të Flightradar24.

Grupi që fshihet pas Air Albania, në skenë dy Sinanët

Pas Air Albania, që përdor si imazh figurat e ndritura të kombit shqiptar, qëndron një rrjet kriminal i përbërë nga kontrabandistë shqiptarë, biznesmenë të dyshimtë turq dhe një nëndegë e shtetit shqiptar (Albcontrol), e përfshirë sistematikisht në manipulime tenderash dhe dallavere financiare.

(Në rreth Sinan Idrizi dhe Sinan Isik)

49 % të aksioneve të kompanisë Air Albania i ka kompania turke TÜRK HAVA YOLLARI ANONİM ORTAKLIĞI, me përfaqësues 42 vjeçarin Sinan Isik, i cili është edhe administrator i kompanisë së fluturimeve Air Albania. Isik është pjesë e rrjetit turk që plaçkit Shqipërinë, ku përfshihen Kurum, BKT etj., ndërsa pastron para me një kartel kompanish, sidomos me KALGAY’S shpk. Shtatë vite më parë u tha zyrtarisht se Air Albania do të ishte degë e Turkish Airlines.

Në vijim faktet do të tregojnë se emrin i madh Turkish Airlines është thjeshtë një gjethe fiku pasi praktikisht nuk ka asnjë lidhje me të ashtuquajturin falmurin shqiptar të fluturimeve, Air Albania, kthyer tashmë në një flamur korrupsioni, pastrimi parash dhe mashtrimi. Edhe informacionet që publikon Turkish Airlines për Air Albania janë një qokë për ‘ustallarët’ e Tiranës.

Pas kompanisë MDN INVESTIMENT shpk, zotëruese e 41% të shoqërisë Air Albania, qëndron Sinan Idrizi, i skeduar për kontrabandë cigaresh dhe i denoncuar për mashtrim me pasoja të rënda. Idrizi e ka kaluar kompaninë në emrin e bashkëshortes Najada Idrizi dhe vajzës së tij, Rejana Idrizi.

28-vjeçarja Rejana Idrizi është emëruar nga Edi Rama këshilltare për çështjet e transportit e navigacionit ajror.

Kompania fantazmë është themeluar në vitin 2018 pak para se qeveria Rama të miratonte marrëveshjen për krijimin e Air Albania mes tre kompanive. Kompania e Sinan Idrizit paragjykohet që në vendimin e qeverisë si jo serioze, pasi marrëveshja thotë se nëse “MDN nuk përmbush detyrimet e saj sipas kësaj marrëveshjeje… Këshilli i Ministrave do të zëvendësojë MDN me një ortak të ri të pranuar nga Turkish Airlines”. Pra, qeveria e ka parashikuar se Idrizi nuk përmbush detyrimet pasi nuk ka ndonjë historik serioz dhe të konsoliduar biznesi.

Madje marrëveshja i jep gjithashtu kompanisë turke Turkish Airlines fuqi disproporcionale administrimi në krahasim me kuotat e aksioneve që disponon ndërsa i jep të drejtën që të propozojë administratorin, i cili duhet të miratohet nga asambleja e aksionerëve. E drejta e propozimit i takon aksionerit turk që ka 49% të aksioneve, pavarësisht se dy aksionerët e tjerë kontrollojnë shumicën e thjeshtë prej 51% të aksioneve sëbashku.

Dy Sinanën, truku dhe shqiptari janë në një raport huamarrje, mosbesimi dhe konflikti. Për të mbijetuar financiarisht, kompania ka hyrë në borxhe të mëdha, të negociuara në mënyrë private nga Sinan Idrizi. Një nga këto marrëveshje është borxhi prej 10 milionë eurosh që “Air Albania” i ka shtetasit turk Sinan Isik, i cili ishte regjistruar në kompani si “pilot” me pagë mujore 5500 euro – por në realitet ishte kreditori i fshehur që mbante në këmbë linjën e qeverisë.

Kur pagesa nuk u bë brenda afatit, Isik e paditi kompaninë në Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar sekuestrimin e aksioneve dhe pasurive të “Air Albania”. Gjyqin e fitoi dhe në 6 nëntor 2023 u bë edhe sekuestrimi zyrtar.

Aksioneri i tretë me 10 % është Albcontrol, dora e qeverisë për t’i dhënë kompanisë një hije shtetërore. Pse i duhej qeverisë flamuri shqiptar në turpin e disa avionëve me emrat e figurave të kombit? Për propagandë? Jo. Kompania është ideuar për udhëtime me charter, duke evituar transparencën dhe gjurmueshmërinë e shpenzimeve, lëvizjeve dhe kontrollit.

Është krijuar një linjë laramane, shtetërore me rrufjanë privatë, për të evituar mbikqyrjen, mjegulluar shpenzimet dhe ndoshta për punë të tjera edhe më të pista.