Klevis Balliu: Të hiqet urgjentisht titulli “Qytetar Nderi” i George Sorosit, se është armik i Trump

Sport

Publikuar: 30/08/2025

Klevis Balliu: Të hiqet urgjentisht titulli “Qytetar Nderi” i George Sorosit, se është armik i Trump

Klevis Balliu ka bërë një thirrje për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” që i është dhënë George Sorosit.

Argumenti i Balliut u mbështet në pohimet që Donald Trump ka bërë në të kaluarën, duke e cilësuar Sorosin si “armik të demokracisë”.

Deklarata e Balliut

Partia Demokratike i kërkon këshillit bashkiak të Tiranës që të mblidhet në mënyrë urgjente dhe të heqë titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” akorduar George Sorosit nga Edi Rama kur ishte kryebashkiak. 

Në Shtetet e Bashkuara Presidenti Trump e ka shpallur George Soros “armik i demokracisë” dhe është e padenjë dhe sfiduese që në Shqipëri ai të jetë ende “nderi” i kryeqytetit. Kur Edi Rama ishte kryetar bashkie i dha titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” pikërisht atij personi që sot Presidenti i SHBA kërkon ta hetojë si drejtues të një organizate kriminale.

George Soros dhe djali i tij janë shpallur praktikisht ‘non grata’ nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Jo vetëm kaq, por administrata Trump ka kërkuar që ata të hetohen mbi bazën e Aktit RICO, ligj që përdoret kundër organizatave kriminale. Si është e mundur që i shpalluri nga Presidenti i aleatit tonë të madh si kreu i një strukture kriminale të gëzojë titullin si nderi i kryeqytetit të Shqipërisë?

Ndërsa në SHBA Sorosi konsiderohet një kartel dhune dhe kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë, në vendin me popullin më pro-amerikan në botë ai ka instaluar qeverinë e tij personale. Sot, praktikisht, kemi një qeveri që bashkëpunon hapur me armiqtë e shpallur të SHBA-së. Është e domosdoshme që ky nder i pamerituar t’i hiqet menjëherë. 

Titulli “Qytetar Nderi i Tiranës” duhet t’u rezervohet vetëm personaliteteve që mbrojnë lirinë, demokracinë dhe vlerat universale dhe ato të kombit tonë. Ky titull korruptiv është arsyeja më e vogël se pse FBI duhet të shtrijë hetimet ne Shqipëri, ku provat e krimeve të kartelit ëoke dhe anti-demokratik Soros janë të pafundme.