Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme, llogari bankare e automjete luksoze të një shtetasi të dënuar për trafik droge. Bëhet fjalë për shtetasin Kristian Koni (alias Olsi Meta, K. M, Z. R, K.Z.), i ekspozuar nga Prapaskena disa ditë më parë. Prokuroria sqaron se disa prej pasurive, produkt i trafikut të kokainës, ky shtetas i kishte kaluar dhe në emër të nënës së tij pensioniste.
Prapaskena mëson se Ols Meta me 5 emra ishte koka e një grupi kriminal në Itali, i cili trafikonte kokainë, hashash dhe marijuanë nga Spanja, Holanda dhe Shqipëria drejt Italisë. Sipas dosjes, Kristian Koni allias Ols Meta kishte lidhje me organizatën mafioze napolitane Kamorra.
Në vitin 2010, Guardia di Finanza e Barit, me kërkesë të prokurorit Anti-Mafia të Barit, arrestoi katër shqiptarë në Bari dhe dy të tjerë në Napoli, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës, si pjesë e bandës së Ols Metës.
Në krye të kësaj organizate kriminale, sipas autoriteteve italiane, qëndronte pikërisht bosi shqiptar Olsi Meta, me 5 emra, i cili u arratis. Nuk dihet nëse Koni/Meta ka bërë ndonjë ditë burg, por në Tiranë kishte lidhje me oligarkë.
Bashkëpunëtori i tij i ngushtë në Shqipëri ishte Fran Çoku, i cili i ngarkonte mallin nga Shqipëria, i destinuar për në portet e Barit dhe Brindizit. Hetimet treguan kontakte të forta të tyre me trafikantët e drogës të Kamorrës napolitane: Gaetano Marino, një anëtar i shkëputur dhe Secondigliano Santolo Carotenuto, në afërsi zonës rreth Vezuvit.
Pas goditjes, Ols Meta vijoi aktivitetin kriminal të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave në Shqipëri. Ols Meta ka blerë pasuri me vlerë miliona euro nga qendra e Tiranës në Palasë. Për pastrimin e parave, Ols Metën e ka ndihmuar një oligark, i cili del në disa dosje të SPAK-ut.
Njoftimi i prokurorisë
Prokuroria Tiranë sekuestron 18 pasuri të paluajtshme, llogari bankare e automjete luksoze të shtetasit K.K., i arrestuar për trafik droge në Itali dhe nënës së tij pensioniste
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, sekuestroi pasuritë e shtetasit K.K. (alias O. M, K. M, Z. R, K.Z.) dhe personave të lidhur me të, që dyshohet të jenë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.10, të datës 31.07.2025, rezultoi se ky shtetas dhe nëna e tij në pension, kanë veprimtari me origjinë kriminale që lidhet me shtetasin K.K. dhe historikun e tij të mëparshëm kriminal. Ai rezulton i përfshirë në një rrjet të strukturuar kriminal të trafikut të narkotikëve në Itali gjatë periudhës 2007–2012. Po ashtu, u dokumentua përdorimi i disa identiteteve të ndryshme, si dhe transaksione financiare të pajustifikuara në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara të personave përkatës.
Sipas të dhënave të administruara nga sistemet zyrtare dhe burime të tjera ligjore, u evidentuan pasuri të shumta të paluajtshme, automjete luksoze dhe llogari bankare në emër të: