Nën prazmoren e lirisë së shtypit, disa gazetarë dhe të ashtuquajtur të tillë, sekserë, kapterrë apo trafikantë, janë kthyer në biznesmenë dhe oligarkë mediatikë, përmes qasjes lëpirëse ndaj pushteteve, pazareve, shantazheve dhe gjobëvënies. Rasti i Fanes është një nga shembujt, ku përmes ‘ushtrimit të lirisë së shtypit’ ka përlarë godina për 20 dhe 99 vite, troje shtetërore për pallate, i janë zeruar miliona euro kredi, ka ndërtuar pa leje si dhe ka evituar 10 milionë euro taksa.
Nëse zhvatja përmes ‘lirisë së shtypit’ është një fenomen i pamohueshëm, nëpër Tiranë endet një personazh grotesk, i cili duke u hequr si gazetar ka tentuar t’i vendosë gjobë medias, duke e akuzuar pa evidenca për gjobëvënie. Në skemat e tij të gjobëvënies ka përfshirë edhe bashkëshorten, e cila merret me martesat e çifteve, por jo si në kohët e hershme, por përmes emisioneve mediokre televizive.

Ky personazh, të cilin e kemi vendosur t’a quajmë miun e hirtë të borderove të oligarkëve, është njëfarë Ermal Mulosmani, i cili një javë shfaqet si gazetar i kartelit të sigurimeve, javën tjetër si regjizor pilafi, mandej si publicist pranë hajnave të pasurive publike.
Pas aktivitetit si kodosh pranë Vera Grabockës për rekrutimin e çupëlinave për barkmëdhenjtë me prostatë, falsifikimit të vizave dhe lënies së shtëpisë në bixhoz, Mulosmani nisi të shfaqej si regjizor-gazetar.

Shkruante skenare nëpër mejhanet e Tiranës, duke nxjerrë në pah gjithnjë cilësinë e tij si njeri i lexuar. Skenaret mediokre i printonte dhe ia jepte bashkëshortes së tij, e cila ua ofronte pronarëve të mediave në këmbim të parave.

Kur propozimi refuzohej si mediokër dhe qeshrak, nga bodrumet e kartelit të sigurimeve dilte miu i hirtë Ermal Mulosmani, ‘intelektuali që shkruan ese te mullari’, bashkëshorti i saj, duke akuzuar dhe sulmuar jo vetëm drejtuesit e medias, por edhe punonjësit e tij, fillimisht pas ferre me faqe anonime dhe mandej vetë regjizori i eskortave të Verës.
Shantazh nga një gjobëvënes ordiner duke përdorur gruan
Disa vite më parë, një faqe e sapohapur në Facebook, e quajtur “Thashetheme nga Kupola” nisi të publikonte një seri shkrimesh satirike, të cilat kishin për qëllim diskreditimin e qeverisë Rama, personazheve më afër kryeministrit, ministrave e ish-ministrave, e padyshim edhe medias.
Ndryshe nga miu i sigurimeve, ne nuk kemi zgjedhur t’i qajmë hallin kryeministrit apo ministrave. Ata mund të mbrohen vetë. Le të ndalemi për shkrimet për median. Në 80% të përmbajtjes, Ermal Mulosmani që siç ka qejf ta quajë vetë përdori si maskë “Thashethemet nga Kupola” për të sulmuar Top Channel. Çdo program i Top Channel kaloi në sitën e Mulosmanit, duke fyer dhe shpifur për pronarët dhe punonjësit e top medias.
Kjo është besoj pritë me maskë banditi te Diga e Liqenit? Apo jo?
Nëse mendoni se shkrimet me maskë te “Kupola”, kishin si qëllim satirën apo përmbushjen personale të një autori grotesk dhe të dështuar në karrierën e tij, e keni gabim.
Kemi të bëjmë me një rast më diabolik. Pasi u thirr nga botuesit e Top Channel se përse i sulmonte sistematikisht e pa prova ata dhe punën e tyre, Ermali bashkë me të shoqen e shprehën dëshirën e tyre. Të dy donin transmetimin e programit të tyre banal “Lufta e Nuseve” në Top Channel.
Pasi disa vitesh punë pranë Verës duke i mbajtur çantën, blerë cigare dhe rekrutuar çupëlina, Mulosmani e bëri të qartë se nëse duhet që “Thashethemet nga Kupola” të ndalonin shpifjet ndaj medias, duhet që kjo e fundit të merrte në transmetim këtë program.
Pasi programi u refuzua si një përmbajtje mediokre dhe e një kohe të shkuar, konkurs pa konkurs, një lloj shfaqje demode e pa shije, Mulosmani radikalizoi sulmin.
Përditë në faqen e tij anonime sulmonte Top Channel. Pra, intelektuali që shkruan ese te mullari në Facebook si një mendimtar dhe njeri të lirë e të pavarur, mund të jetë shumë gjëra, por me integritet jo.
Dhe në fakt problemi ynë me tipat si Mulosmani është pikërisht ky…
Si mund të dalë sot një personazh si Ermali dhe të flasë për lirinë e medias, presionet për biznesin apo etikën profesionale? Një njeri që ka fshehur fytyrën pas një profili anonim për të sharë, shpifur e shantazhuar redaksitë, që ka përdorur satirën (e kopjuar në shumë raste), për të bërë pazaret e tij nuk mund të bëjë moral. Sepse kur kërkon me ngulm që një televizion të të marrë në transmetim një program të dështuar, duke vendosur si kusht ndalimin e shpifjeve që bën te faqja jote anonime, kjo nuk është gazetari, por gjobëvënie. Dhe gjobëvënie duke përfshirë dhe përdorur gruan.


Dhe për këtë, mi bodrumesh, mund të kesh hyrë në histori si ‘gazetari’ i parë që i vë gjoba edhe kolegëve. Prandaj, përpara se të postosh ligjërata për gazetarë të caktuar dhe para se të rreshtohesh krah viktimave të rreme të presioneve mediatike, ndoshta duhet të shikohesh edhe njëherë në pasqyrë, me çehren prej budallai.
Kujtesa është e gjatë, “Kupola” nuk është harruar… Nëse doni ta dini fundin, mjafton të shikoni ku u transmetua këtë sezon “Lufta e Nuseve”… E bashkë me të nuk janë harruar edhe disa gjëra të tjera, me të cilat nuk duam ta shfokusojmë lexuesin sot.
Vijon….
-Roli i Ermal Mulosmanit në grupin e Verës nga blerës cigaresh të hapura tek rekrutimi i minoreneve me qëllim prostitucioni.
-Roli i miut të hirtë në Ministrinë e Jashtme dhe një grup kriminal të falsifikimit dhe shitjes së vizave.
-Kush është halldupi i sigurimeve që i jep pilaf Ermal Mulosmanit te Stadiumi Dinamo për të sulmuar gazetarë dhe televizione.
-Çfarë fshihet pas eskursioneve të miut të hirtë nëpër male dhe parcela kanabisi?
-Raportet e regjizorit të pilafit dhe gazetarit të polisave me kumarin, kazinotë që e kanë futur në listën e zezë dhe si e la një shtëpi në bixhoz..
-Çfarë kërkon regjizori i mullarit nën ‘fustatin’ e Blendi Fevziut?