Në konferenën e kësaj së hëne për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka vijuar me akuzat e tij për manipulim të zgjedhjeve dhe përdorim të administratës.
Mes të tjerash, lideri demokrat u ndal në sistemin e patronazhimit, duke u shprehur se ai është në kundërshtim me ligjin elektoral dhe ligje të tjera të këtij vendi.
“Sistemi i patronazhimit, i denoncuar në mënyrë të hapur, të përsëritur nga vëzhguesit ndërkombëtare, vjen në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ndarjen e pushteteve. Vjen në kundërshtim me kodin elektoral dhe ligjet e tjera të vendit. Vjen në kundërshtim flagrant me Kartën e Kopenhagenit për zgjedhjet e lira, direktivat e KiE, Kodin e Venecias. Sistemi i patronazhimit nënkupton përdorimin nga partia shtet të të gjitha resurseve njerëzore që me ligj dhe Kushtetutë që duhet të jenë neutrale në zgjedhje, pra shndërrimin e institucioneve shtetërore në institucione elektorale dhe punonjësve të këtyre institucioneve në operatorë elektoralë.” – u shpreh Berisha.
Ndërkohë që kreu i PD-së vijon denoncimet për ‘farsën elektorale’ ende është e paqartë në do t’i njohë PD zgjedhjet e 11 Majit dhe çfarë do të nodhë në shtator me zërat që kërkojnë ndryshim rrënjësor në lidershipin e kësaj force politike./ TemA