Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Pamjet filmike në dosje: I mituri e ndoqi me thi*ë në dorë derisa e godeti viktimën në gjoks

Aktualitet

Publikuar: 20/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Pamjet filmike në dosje: I mituri e ndoqi me thi*ë në dorë derisa e godeti viktimën në gjoks

Nga Elton Qyno

Ngjarja e ndodhur në fshatin Pirg të Korçës, ku mbeti i vrarë 15-vjeçari Eraldo Xhejo, është filmuar nga një kamera e lokalit “Amar”, pranë të cilit ndodhi dhe krimi i rëndë.

Pamjet filmike të sekuestruara me shumë urgjencë nga policia e Korçës, kanë filmuar të gjithë dinamikën e krimit të rëndë, ku i mituri 14-vjeçar Enedjos Guri ndjek dhe qëllon me thikë në kraharor, të miturin tjetër 15-vjeçarin Eraldo Xhejo.

Hetimet e menjëhershme zbuluan se përplasja nuk ishte e rastësishme, por pasojë e një sherri të mëparshëm mes dy të miturve.

Sipas gazetarit të “Ora News”, Elton Qyno, filmimet e administruara në dosjen hetimore tregojnë qartë momentet e përleshjes, ku Enedjosi e ndjek viktimën duke mbajtur një thikë në dorë, ndërsa Eraldo përpiqej të mbrohej.Gjatë konfliktit, goditja fatale i mori jetën të miturit Xhejo. Ndërkohë ekspetiza mjeko-ligjore konfirmoi plagën e thellë në kraharor si shkakun e vdekjes, ndërkohë që në rrobat e tij u gjetën njolla gjaku të përputhshme me dëmtimet, e shkaktuara nga mjeti prerës thikë.

Ngjarja e rëndë, ka tensionuar shumë situatën mes dy familjeve të viktimës dhe autorit të krimit.
Pasi pas ngjarjes veprime kriminale për fshehjes e përgjegjësisë penale, kanë kryer babai dhe xhaxhai i autorit të krimit, Edison dhe Roland Guri, të cilët tashmë janë arrestuar dhe ndodhen në burg për akuzën e “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Sipas grupit të hetimit babai dhe xhaxhai kanë larë thikën e krimit dhe më pas e kanë fshehur me qëllim, mos gjetjen nga organet e hetimit.

Nga ana tjetër familjarë dhe miq të 15-vjeçarit të vrarë, Eraldo Xhejo, kanë paralajmëruar për një hakmarje të mundshme, duke sjellë reagimin e policisë së Korçës, për të shtuar shërbimet policore në fshatin Pirg me qëllim mbajtjen në kontroll të situatës dhe shmangien e përshkallëzimit të konfliktit.

Për këtë ngjarje të rëndë policia dhe prokuroria e Korçës arrestuan dhe për akzuën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Veprime që pnegojnë zbulimin e të vërtetës”, të miturit K. Andoni, V. Vangjeli, A. Miti dhe kushëritin e këtij të fundit, O.Miti.

Sipas grupit të hetimit këta persona kanë qënë prezent në vendin e ngjarjes dhe pasi janë kqyrur pamjet filmike, ka rezultuar se ata kanë kryer veprime për të feshur provat dhe nuk kanë denoncuar në asnjë moment ngjarjen.

Gjatë kontrollit në banesat e personave të proceduar për këtë ngjarje, u sekuestruan armët e përdorura, përforcues grushti (dorezë), pamjet filmike, si dhe telefonat e autorit, viktimës dhe shokëve të tyre, të cilët janë çuar për ekspertim kompjuterik.

Kjo ngjarje, nxori në pah jo vetëm dhunën e ushtruar mes të rinjve, por edhe përpjekjet e disa personave për të fshehur krimin dhe për të penguar drejtësinë.

Në fund, provat dhe dëshmitë e mbledhura konfirmuan autorësinë e 14-vjeçarit, duke e kthyer një sherr mes adoleshentësh në një tragjedi të rëndë që goditi gjithë opinionin publik./Ora News