Ndjesë publike pas rekomandimit të Këshillit të Evropës

Aktualitet

Publikuar: 19/08/2025

Ndjesë publike pas rekomandimit të Këshillit të Evropës

Duke marrë parasysh rekomandimet e Këshillit të Europës, Prapaskena dëshiron t’i kërkojë “falje” publike çdo komuniteti të brishtë ose jo që ndihet i prekur nga shkrimet tona, ndjesë të cilën vendosëm t’a shprehim përmes videos së mëposhtme.

Natyrisht kjo falje nuk është një dorëzim ndaj kritikave apo një tërheqje nga stili ynë editorial i drejtëpërdrejtë dhe me saktësi të lartë. Falja është është një mënyrë për të theksuar se ne mbajmë përgjegjësi për fjalët tona, ndërkohë që vazhdojmë të ushqejmë debat publik dhe të informojmë lexuesit me pavarësi, duke u fokusuar tek zhvatja e pasurive dhe parave publike.

Ndjesa jonë është një akt respekti ndaj ndjeshmërisë së disa lexuesve, por gjithashtu një kujtesë se liria e shprehjes nuk është për të heshtur, por për të ndarë ide, për të sfiduar mendime dhe për të nxitur diskutim.

Në këtë frymë, Prapaskena.com do të vazhdojë të trajtojë çdo kritikë të arsyeshme me seriozitet dhe respekt, duke ruajtur gjithmonë pavarësinë dhe integritetin e saj editorial. Edhe njëher ju kërkojmë ndjesë!