Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë padinë e Andia Ullirit dhe për rrjedhojë mandati i gjashtë i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit do t’i takojë Arjan Ndojës.
Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën e avokatit te Ndojës dhe kështu nuk i legjitimua si palë në proces demokratja Andia Ulliri.
Andia Ulliri e kërkoi këtë mandat, duke pretenduar se i takon asaj, bazuar në kuotat gjinore.
Po ashtu, Më 30 korrik, Komisioni i Ankesave dhe Sanksione ka rrëzuar ankimimin e kandidates demokrate për zgjedhjet e 11 majit, Andia Ulliri duke lënë në fuqi mandatin e deputetit për qarkun Durrës në listën e hapur tek ish-prokurori, Arjan Ndoja.
Në kërkesën e saj, Ulliri theksoi se renditja e kandidatëve fitues, siç pasqyrohet aktualisht në faqen zyrtare të KQZ-së, nuk respekton përfaqësimin gjinor të përcaktuar qartë në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor.
Koalicioni PD-ASHM mori gjashtë mandate në Durrës, ku pesë ishin në listën e mbyllur. Ndërsa PS mori tetë mandate dhe gjinia femërore përfaqësohet 50 për qind.