Në botën e lajmeve shqiptare që lidhen me financën jemi mësuar të flasim për balance, rritje dhe ulje ekonomike, inflacion apo PBB, kredi të këqija, mikrokredi apo kredi të buta. Por një nga emrat kryesorë të botës së financës në Shqipëri, ka vendosur të japë një tjetër mësim, kësaj here për pamjen e tij.
Në moshën 65-vjeçare, (Bajram Muçaj i Fondit Besa) ky personazh i njohur dhe i lakuar për lidhje me politikanë dhe me disa dosje të skandaleve me mikrokreditë, është shfaqur i rinuar. Ka sfiduar plakjen dhe tashmë ka një lëkurë të shtrënguar, mollëza të freskuara dhe duket jo pak vite më i ri.
Drejtori i një prej fondeve më të mëdha financiare të vendit, tashmë ka një hobi të ri, rinimin.
Krahasimi me të është i pashmangshëm. Kriss Jenner, mamaja e vajzave të famshme të familjes Kardashian, është kthyer në një ikonë në botën e kirurgjisë estetike pasi u shfaq disa muaj më parë në një gjendje top formë. 69-vjeçarja dukej në pamjet që bënë xhiron e mediave botërore si motra e vajzave të saj.
Teksa pamë fotot e tij të shkrepura gjatë një darke familjare, redaksia e ZËRI, nuk mundi ti besonte syve nga krahasimi para mbrapa.
Për këtë iu drejtuam ekspertëve të fushës. Një nga mjeket specialiste në fushën e estetikës, renditi disa nga ndërhyrjet më të bujshme që drejtori i një prej fondeve më të rëndësishme financiare të vendit kishte realizuar.
“Blefaroplastike up
Eleminimi i gushes
Konturimi i Jawline
Dhe botox”-renditi mjekja me sy të lirë, ndërsa shtoi edhe lyerjen e flokëve dhe mjekrës, që nuk hyjnë në ndërhyrjet estetike por thjesht mirëmbajtje.
Duket se kjo ka shërbyer që tabutë të shkrihen, nga dikur që për ndërhyrje mendja shkonte direkt te personazhet e showbiz, tani shkon te burra të pasur./ZËRI