Rama: Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre zjarri, 6 helikopterë në misione intensive

Politikë

Publikuar: 15/08/2025

Rama: Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre zjarri, 6 helikopterë në misione intensive

Kryeministri Rama ka reaguar sërish lidhur me situatën në vend të shkaktuar nga zjarret.

Sipas raportimit të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes, janë ende 6 vatra aktive të cilat janë nën kontroll, ndihmuar edhe nga reshjet e shiut të orëve të fundit.

Rama tha se forcat janë të angazhuara maksimalisht për të shuar çdo vatër zjarri, dhe se në ndihmë të operacioneve janë edhe 6 helikopterë në Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë.

Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre zjarri në veri të vendit.

Që në orët e para të mëngjesit, 6 helikopterë janë në misione intensive në Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë”, shkruan Rama. 

https://www.facebook.com/share/v/1EDsZQiJyN/?mibextid=wwXIfr