Berisha njofton popullin se ka kaluar 24 orë në magjinë e bjeshkëve të Istogut

Politikë

Publikuar: 15/08/2025

Berisha njofton popullin se ka kaluar 24 orë në magjinë e bjeshkëve të Istogut

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë me ndjekësit e tij një postim lidhur me atë se ku i kaluar 24 orët e fundit, ndërkohë që Shqipëria ishte nën tmerrin e flakëve në të katër anët e saj.

Berisha shkruan se ka marrë pjesë në festën e 60-vjetorit të mikut të tij, Gani Dreshaj – politikan, biznesmen dhe ish-luftëtar i UÇK-së.

Në postimin e tij, kreu demokrat tregon se fillimisht pati një ndalesë të shkurtër për t’u takuar me miq të përbashkët gjermanë, mes tyre deputetin e Bundestagut Peter Beyer, politikanin Elmar Brock, ish-komandantin e KFOR-it gjeneralin Bühler, si dhe gazetarë e biznesmenë gjermanë. Më pas, grupi u nis drejt Lugut të Butë në zemër të bjeshkëve të Junikut, ku ndodhet shtëpia e familjes Dreshaj.

Atmosfera e mbrëmjes, sipas Berishës, ishte magjepsëse, e shoqëruar me këngë, mikpritje dhe shërbim të përkryer në natyrën e bjeshkëve. 

Në këtë udhëtim, Berisha shoqërohej edhe nga deputeti me kobure dhe nga dhëndri i tij./TemA