Gazetarët e News 24, të cilët protestuan në emër të lirisë së shtypit kundër marrjes së godinës shtetërore nga qeveria, duhen mirëkuptuar. Edhe pse kauza e lirisë së medias në këtë rast është si gjethe fiku, gazetarët, në fund të fundit, protestuan për hallin e tyre ekonomik, i cili afektohet nga kriza e raporteve të pronarit Irfan Hysenbelliu me pushtetin. Duke u solidarizuar me pronarin rrufjan, i cili me ushtrimin e ‘lirisë e shtypit’ ka pasur ‘të korra të mbara’ me pronat publike, gazetarët u solidarizuan me pasigurinë e tyre financiare, pasi humbja e privilegjeve të pronarit vendos në pikëpyetje të ardhmen e tyre financiare.
Por, për të përballuar pasojat e prishjes së ujdisë me qeverinë që në vitin 2022, Fania kërkoi ndihmën edhe te një i ashquajturi Asociacioni i Gazetarëve, i njohur si asociacioni i bq-ve të lulishteve të liqenit. Duke shfrytëzuar krizën mes Fanes dhe qeverisë, asociacioni i bq-ve, me kushtrimin e ‘cënimit të lirisë së medias’, jo vetëm doli kundër dorëzimit nga Fania të pasurive të zaptuara publike me kontrata të skaduara, por e shfrytëzoi përlasjen për t’u fërkuar me forcat e policisë, të cilat në zbatim të vendimit të gjykatë të formës së prerë, ishin angazhuar për të marrë në dorëzim godinën e shtetit, e përdorur prej 20 vitesh për biznesin mediatik.
Asociacioni i bq-ve nuk u mjaftua me deklaratat me përmbajtje të rreme dhe manipuluese për shtypjen e lirisë së shtypit nga regjimi i Edi Ramës. Por, kryetari i asociacionit të bq-ve, Isra, braktisi biçikletën pa shalë në Parkun e Liqenit dhe shkoi me nxitim duke u prekur dhe fërkuar me punonjës policie para godinës publike, ku ‘me një gur vrau dy zogj’.
Në Shqipëri ka turlifarë shoqatash dhe organizatash, që pretendojnë mbrojten e kauzave dhe të drejtave të grupeve të caktuara shoqërore. U ndalëm tek kjo pseudo shoqatë jo sepse kërkon të sillet si shoqëri përmbarimore, se mbrojti paligjshmërinë e Fanes apo se shfrytëzon grumbullimet për të shuar zjarrin e brendshëm, por sepse pretendon se përfaqëson dhe mbron të drejtat dhe liritë e gazetarëve.
Në emër të gazetarëve u dërgon letër Presidentit Begaj dhe kryeministrit Rama që të mbajnë një qëndrim për Gazan, duke postuar një foto të ‘genocidit’, kur në fakt në foto është Osama al-Rakab nga Gaza, i cili është diagnostikuar me ‘cystic fibrosis’ që është një çrregullim gjenetik, dhe me ndihmën e Izraelit, është nisur në Itali për kurim. Në emër të gazetarëve ndan çmime për artikullvjedhësit më të mirë.
Media është një nga kolonat e demokracisë. Edhe pse përdorimi dhe abuzimi me emrin e saj ka prodhuar oligarkë mediatikë, gazetarë me vila në Palasë dhe gazetare që policia i gjen në hotele duke ‘intervistuar’ figura të krimit të organizuar, shumica e gazetarëve shqiptarë i shërbejnë intetesit publik dhe të vërtetë. Po a mund të përfaqësohen dhe a mund të flasë në emrin e tyre një bq lulishtesh që nuk ka qenë kurrë gazetar dhe nuk ka një investigim në karrierën e tij me mikrofon në dorë?!
Ndërzehuni në lulishte apo në avlli, çift apo në grup, hani pilaf te menca e Fanes, por kujdesni me deklarata, fërkime dhe sharlatanizma në emrin e gazetarëve!