Situatë kritike nga zjarret në Gramsh, urdhërohet evakuimi i tre fshatrave

Kronike

Publikuar: 12/08/2025

Situatë kritike nga zjarret në Gramsh, urdhërohet evakuimi i tre fshatrave

Situata nga zjarret paraqitet kritike edhe në zonën e Gramshit. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, flakët kanë avancuar drejt zonave të banuara në të paktën tre fshatra.

Ministria e Mbrojtjes njofton se për shkak të situatës kritike nga zjarri, është dhënë urdhër evakuimi për për banorët e fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.

Është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit. Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve. Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.”, njofton ministria.