Rama ndan artikullin e “Wanderlust”: Ka zbuluar një Shqipëri përtej detit dhe plazhit, në të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj

Politikë

Publikuar: 12/08/2025

Rama ndan artikullin e “Wanderlust”: Ka zbuluar një Shqipëri përtej detit dhe plazhit, në të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj

Revista e njohur ndërkombëtare ‘Wanderlust’ i ka kushtuar një artikull të veçantë Shqipërisë, duke e prezantuar si një destinacion të pasur me përvoja autentike dhe kulturë të thellë vendase. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka ndarë pjesë nga artikulli, duke theksuar vlerësimin që i bëhet vendit tonë përtej imazhit klasik të detit dhe plazhit.

“Revista e njohur e udhëtimeve “Wanderlust” zbulon vendin tonë të përjetuar përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale, që nga eksplorimi i natyrës së egër, qyteteve historike, zonave të mbrojtura, lagunave, jetës baritore e deri tek rituali i kafesë turke – një realtitet ku koha ka ngadalësuar për të prekur një Shqipëri përtej detit dhe plazhit, në të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj”, shkruan Rama.