Babai i Martin Canit ndan fotot me të birin e ndjerë, kur shkonin për pushime familjarisht një vit më parë

Aktualitet

Publikuar: 12/08/2025

Babai i Martin Canit ndan fotot me të birin e ndjerë, kur shkonin për pushime familjarisht një vit më parë

Pak muaj, pas vrasjes së të birit, Martin Cani, babai i të ndjerit Ëngjëll Cani ka publikuar dy foto në llogarinë në Instagram me emrin e djalit, i cili menaxhohet nga familja. 

Ai ka ndarë me ndjekësit dhe njerëzit e afërm dy fotografi arkivë, ku shfaqet së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë e tyre. 

Pas këtij postimi një “lumë” komentesh inkurajuese kanë vërshuar nga ndjekësit, të cilët urojnë që “Zoti t’u japë forcë familjes për të përballuar humbjen e birit të tyre”, i cili ishte vetëm 14 vjeç kur shoku i tij i mori jetën, duke e qëlluar me thikë pas një konflikti. 

Kujtojmë se Martin Cani u vra më 18 nëntor 2024 në Tiranë, nga një bashkëmoshatar vetëm 200 metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë.