Aksident fatal në Milano: Katër minorenë vjedhin një makinë dhe përplasin për vdekje një grua

Botë

Publikuar: 11/08/2025

Aksident fatal në Milano: Katër minorenë vjedhin një makinë dhe përplasin për vdekje një grua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në Milano, ku një grua 71-vjeçare humbi jetën pasi u godit nga një makinë me targa franceze, e cila më pas rezultoi se ishte vjedhur.

Incid ndodhi rreth mesditës në lagjen Gratosoglio, në rrugën Via Saponaro. Gruaja italiane po kalonte rrugën kur u përplas nga automjeti.

Në makinën e vjedhur ndodheshin katër persona, të cilët besohet të jenë minorenë. Pas aksidentit fatal, ata u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke braktisur makinën aty pranë.

Shërbimet e emergjencës mbërritën shpejt në vend, por për fat të keq, gjendja e viktimës ishte kritike dhe ajo ndërroi jetë pak më vonë në spital.

Sipas hetimeve paraprake, drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin duke kaluar mbi bordurën, më pas ka hyrë në zonën e gjelbër pranë binarëve të tramvajit dhe ka përfunduar në korsinë ku po kalonte viktima.