Si ‘ustai i vjetër’ Emin Baçi po ‘stërvit’ të birin duke vjedhur paratë e parkingjeve në Tiranë

Kryesore

Publikuar: 06/08/2025

Si ‘ustai i vjetër’ Emin Baçi po ‘stërvit’ të birin duke vjedhur paratë e parkingjeve në Tiranë

Katër muaj më parë, Prapaskena paralajmëroi një skandal me parkimet në Tiranë: “Parkimet e kryeqytetit si ‘mëlçi’ në qafën e Emin Barçit. I biri Flavio Barçi bëhet drejtor i ‘Tirana Parking’.

Lajmi u kalua pa shumë vëmendje, ku dukej sikur asociimi i emrave bëhej për sensacion mediatik. Emin Barçi me nofkën ‘lëtyra’ e mikrokredive, sistemoi drejtor të përgjithshëm të ‘Tirana Parking’, të birin, Flavio Barçi.

Por çfarë ndodhi nga dalja e lajmit të marsit

Para disa ditësh në internet, në një faqe të njohur publike, u shfaq një video bashkë me një dëshmi, ku tregohej se si vidhnin lekët e parkimeve në një zonë të njohur të kryeqytetit, nga inspektorët e “Tirana Parking”. Video shfaqte pamje të regjistruara në një sheshparkim pranë stadiumit “Arena”. Paratë mblidheshin pa kupona, nga një punonjës i Bashkisë, sepse nuk punonte “sistemi” i fiskalizimit.

Video është e datës 21 korrik, e siguruar nga një punonjëse e bankës përballë vendit ku ndodhet sheshparkimi. Në 70% të rasteve inspektorët nuk japin asnjë kupon në këtë sheshparkim – pretendon punonjësja. Thjesht marrin lekë dhe i fusin në xhep.

Tirana nuk është Fieri

Drejtoria e Administrimit të sheshparkimeve të “Tirana Parking”, menaxhon dhe vjel të ardhurat nga të gjitha parkimet e Tiranës, si ai që ndodhet në sheshin Skënderbej, tjetri te stadiumi “Selman Stërmasi”, parkimi nëntokësor brenda sheshit të stadiumit “Arena”, parkimi te ish-“Stacioni i Trenit” etj.

Vetëm parkimi në vendin e xhiruar me celular përballë Bankës Tirana, parkon më shumë se 1 mijë makina në ditë, pra rreth 125 mijë euro në ditë, ku as 30 përqind nuk janë futur në arkën e bashkisë në dy muajt e fundit… Nëse nuk ka punuar “sistemi” tre muajt e fundit nëpër parkimet e Tiranës, është bërë kërdia: janë më tepër se 5 milionë euro parkimesh të vjedhura.

Në Fier, policia dhe prokuroria arrestuan ish-nënkryetaren e Bashkisë me disa zyrtarë të kësaj bashkie, se kishin krijuar skemën “parkimi”, ku inspektorët e parkimit nuk jepnin kupon tatimor për qytetarët e Fierit që përdornin parkimet e Bashkisë Fier. Abuzimi i kapur llogaritej në vlerën 400 milionë lekë të vjetra.

Po Tirana me 10 000 makina që parkohen çdo ditë nëpër sheshparkime?

Nëse 70% e rasteve kanë shkuar në xhepat e kodoshëve të “Tirana Parking”, vjedhja do jetë spektakolare. Sipas një njoftimi të ditëve të fundit, që drejtuesit pa emër i bënin me celular inspektorëve të parkimeve në Tiranë, ata duhet të kujdeseshin dhe t’i pajisnin qytetarët me kupona.

Alibia e “sistemit” të prishur ishte se, po shtrihej fibra optike dhe nuk kishte internet.

Për më tepër, pasi plasi skandali me videon e publikuar në internet, kujdesi i hajdutëve të “Tirana Parking” ishte aq i madh sa, u shkruanin punonjësve: “Nëse s’keni internet… mësoni hotspot-in!”.

Kush është kupola e aferës “Parkimi”?

Drejtor i përgjithshëm i “Tirana Parking” Flavio Barçi, i emëruar disa muaj para zgjedhjeve, ka ngritur skemën “Parkimi” me dy ndihmësit e tij Bruno Koçi dhe Engjëll Myftari, drejtuesi i IT dhe përgjegjësi për administrimin e parkimeve.

Në fushën e përllogaritjes së 70% dhe krijimin e databazës së parkimeve për njësi në 24 orë, Barçi, është ndihmuar nga e fejuara e tij, Joana Çako. Të dy të zhvendosur nga ADISA për te “Tirana Parking” me porosi nga “lart”, ishin drejtuesit e fushatës së deputetit të PS, Fatmir Xhafaj në Njësinë nr. 10, Tiranë.

Në kohën kur çekimi i biletave të parkimeve në Tiranë nuk punonte dhe fushata ishte në kulmin e saj, një tjetër konkurrim zhvillohej në Shkollën e Magjistraturës nga kandidatët për gjyqtare dhe prokurorë. Në listën e fituesve nr. 1 për gjyqtare del Joana Çako, me 242 pikë aq sa habiti të gjithë konkurrentët që e mbanin mend vajzën që mbeti para dy vitesh dhe papritur u kthye në “zheni”.

Në statistikat e KQZ-së aktivistja Joana Çako shfaqet edhe si komisionere në zgjedhjet e vitit 2021, atëherë kur filloi të kuptojë se nga ADISA dhe mbledhjet e partisë nëpër lagjet e Tiranës, mund të arrinte të drejtonte skemën “Parkimi”, apo një ditë (pse jo) Gjykatën e Lartë.

Afera “Parkimi” futet papritur në sytë publikë, kur çdo shofer i Tiranës, ka kontribuar në 70%-shin e vjedhur prej çunave të shkathët të Tirana Parking, apo nga ndonjë usta pas tyre.

Pinjolli Flavio Barçi me këtë aferë, konkurron denjësisht babanë e tij Emin Barçi, i njohur gjerësisht si “lëtyra” e mikrokredive, për shkak të qëndrimeve të tij, pro aktivitetit të MCA dhe Final, që mashtruan mijëra shqiptarë.

Një ndër thëniet e njohura të popullit është: “Dardha bie nën dardhë”.

Në bujtinën e qeverisë “lokale” nga pema me shumë dardha, sapo ra njëra prej tyre. Dikush po ha dardha. Duhet njoftuar kryeministri që nuk po sheh kush..!