Komision hetimor parlamentar për zgjedhjet e 11 majit? Përsëritet historia, Xhaferaj: Berisha, më keq se Basha

Aktualitet

Publikuar: 06/08/2025

Komision hetimor parlamentar për zgjedhjet e 11 majit? Përsëritet historia, Xhaferaj: Berisha, më keq se Basha

Përgjegjësia e humbjeve elektorale në Partinë Demokratike nuk bie asnjëherë mbi kryetarin.

Tre proceset e fundit parlamentare, që nga ai i vitit 2017, kanë treguar se aksioni mbetet i njëjtë, ngritja e një komisioni hetimor për të bërë politikë me humbjen.

Në 2021 demokratët u përfaqësuan në komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit me eksponentët më të lartë politik, ndryshe nga socialistet.

Protagonizmi nuk i la shumë vend hetimit dhe në finale, asgjë nuk shkoi për miratim në Parlament dhe masakra elektorale nuk u provua asnjëherë.

4 vite nga dështimi i komisionit, Sali Berisha duket se po ecën në të njëjtën rrugë me Lulzim Bashën.

Objektivi është i qartë, hetim të parlamentareve të 11 majit me pretendimin se nuk kishte zgjedhje, por farse.

Anëtari i komisionit hetimor të zgjedhjeve të 25 prillit Ferdinand Xhaferaj heq një paralele mes kryetarit dhe ish kryetarit te partisë.