Petrit Vasili: O budallenj, Rama po tenton t’ia lërë fajin Rakipve! Kanë 6 vite që merren me ligjet e reja

Politikë

Publikuar: 02/08/2025

Petrit Vasili: O budallenj, Rama po tenton t’ia lërë fajin Rakipve! Kanë 6 vite që merren me ligjet e reja

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Edi Rama, lidhur me hartimin e draftit për Kodin e ri Penal i cili është hedhur për konsultim publik prej një jave.

Rama në postim shkruante se qeveria nuk ka aspak dorë në formulimin apo ndryshimin e dispozitave të reja në Kod, por është i gjithi përgjegjësi e pedagogut dhe ish-prokurorit Arben Rakipi. Sipas Vasilit, kjo është një metodë e kryeministrit për të hequr përgjegjësinë nga vetja dhe për hedhur në në rrugë të madhe patronazhistët e tij.

Ndër të tjera, deputeti shkruan se puna për hartimin e Kodit të ri Penal ka nisur që prej 6 vitesh dhe ka qenë një proces hermetik, duke përjashtuar nga konsultimet e detyrueshme dhe aktorët kryesorë të shtetit të së drejtës, me qëllim formulimin e ligjeve në favor të qëllimeve të errëta të Partisë Socialiste.

O budallenj Rama dhe vetem Rama e ka bere Narko-Kodin, qe kerkon t’jua lere ne derë te tjereve!

Kodi i ri Penal eshte tashme nje felliqsire e kuptuar qarte nga te gjithe. Rama po kerkon qe kete dobiç t’ja u lere ne preher ca Rakipve e ca te tjereve.

Ne rast se do te ecte pa zhurme e pa vemendje ky Kod, meriten do ta rrembente Rama dhe maxhoranca rilindase, qe do fillonin pallavrat propagandistike, qe demek bene Shqiperine me Kod Penal.

Por Rama dhe qeveria kane plot gjashte vjet qe merrn e stërmerren me kete Kod dhe kane udhequr, organizuar, porositur e kontrolluar çdo hap te ketij Kodi sipas qellimeve te tyre te errta.

Aq e mbyllur ne menyre mafioze ka qene kjo pune sa qe asnje institucion rilevant nuk eshte konsultuar fare duke filluar qe nga:

Pra perjashtimi i hapur i ketyre institucioneve flet qartazi per kete proces narkoqeveritar totalisht te mbyllur te hartimit te Kodit, me qellime te percaktuara qarte, per te mbeshtetur instalimin e diktatures se narkoshtetit te korruptuar dhe te kapur, qe kerkon Kodin Penal si alibi ligjore per krimet e kryera.

Nga ana tjeter Delegacioni i BE ne Tirane tregon qarte se nuk eshte konsultuar fare dhe se nuk jane aspak censura e medias, mbrojtja e krimineleve dhe e prostitucionit prioritetet e Shqiperise per Kodin Penal te nje vendi qe kerkon te anetaresohet ne BE.

BE qarteson ne menyre direkte se:

 “Jemi veçanërisht të shqetësuar për ndryshimet ligjore të propozuara nga grupi i punës, të cilat mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias”.

“Këto dispozita nuk janë në përputhje me standardet e BE-së dhe jemi të bindur se, në kuadër të procesit të konsultimit dhe në kuadër të angazhimeve për anëtarësim, këto shqetësime do të adresohen”.

“Në periudhën afatshkurtër, BE-ja e inkurajon Shqipërinë t’i japë përparësi atyre ndryshime legjislative që janë të nevojshme për të përmbushur standardet ndërmjetëse të përcaktuara në Qëndrimin e Përbashkët të BE-së për Grup-kapitullin 1 psh.

rishikimi i kuadrit ligjor për trafikun e drogës,

trafikun e qenieve njerëzore, abuzimin me fëmijët,

 pastrimin e parave”.

Çdo perpjekje e Rames qe tua lere te tjereve kete Kod eshte vetem prove e fajit te tij, por edhe e karakterit teper te dobet te tij, qe i perdor legenat patronazhiste dhe pastaj i lëshon ne rruge te madhe si qënie pa asnje vlere.