“Mami është më snajper”- Kryemadhi para SPAK: I kam ngjarë babait, i shkreti, u përjashtua 4 herë nga partia se ishte llafazan si unë! S’fitoi gjë, vdiq e u harrua

Politikë

Publikuar: 29/07/2025

“Mami është më snajper”- Kryemadhi para SPAK: I kam ngjarë babait, i shkreti, u përjashtua 4 herë nga partia se ishte llafazan si unë! S’fitoi gjë, vdiq e u harrua

Monika Kryemadhi u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku edhe iu komunikua edhe vendimi për mbylljen e hetimeve.

Kryemadhi ka ironizuar para SPAK dhe thirrjen e nënës së saj ditën e djeshme (28 Korrik) në Prokurorinë e Posaçme për t’iu komunikuar akuzat.

“Mamin tim ma kishit nxjerrë shumë bukur dje”, iu drejtua Kryemadhi gazetarëve, duke shtuar se “është më snapjer se unë ajo”.

”Mamin tim ma kishit nxjerrë shumë bukur dje, pavarësisht se.. Kam ardhur sot t’ju them që mos e fusni në skaner se i çekuilibron rrahjet e zemrës.

Dje e kishit ruajtur gjithë kohës, ju falendroj shumë që ishit kujdesur për të. I kishit ngjarë komplet zonja Kryemadhi.

Është më snapjer se unë ajo, se unë i kam ngjarë babit. Babai im i shkretë është përjashtuar 4 herë nga partia, 5 herë ëshyë pranuar në parti se ishte llafazan si puna ime. I shante njerëzit, u thoshte të vërtetat në sy.

Në fund fitoi? Çfarë fitoi mi ka vdekur, është harruar”, tha Kryemadhi.