U arrestua nga SPAK / Ermir Ndreaj e shiti Cinco Cavallin para 7 vitesh

Aktualitet

Publikuar: 28/07/2025

U arrestua nga SPAK / Ermir Ndreaj e shiti Cinco Cavallin para 7 vitesh

Ermir Ndreaj, i arrestuar nga SPAK në skafin e tij luksoz në Palasë si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës, nuk figuron prej 7 vitesh pronar i Cinco Cavallit, edhe pse klubi i njohur identifikohet me emrin e tij ‘Cinco’. Cinco Cavalli Group, përmes një deklarate, është distancuar, duke pohuar se nuk ka asnjë lidhje me Ermir Ndreajn.

Cinco Cavalli Group dëshiron të sqaroje opinionin publik lidhur me një informacion të gabuar të publikuar sot në disa media online, ku është përmendur emri i një personi te arrestuar, qe ka lidhje me kompaninë tonë. Theksojmë se ky person nuk ka asnjë lidhje me Cinco Cavalli Group, as në pronësi, as në menaxhim, dhe as në ndonjë funksion tjetër të lidhur me aktivitetin e kompanisë sonë. Çdo përpjekje për ta lidhur atë me emrin e Cinco Cavalli është e pavërtetë dhe e pabazuar. Ky sqarim bëhet me qëllim të ruajtjes së integritetit të kompanisë dhe për të shmangur çdo keqkuptim të mëtejshëm. Jemi të gatshëm të ofrojmë çdo informacion shtesë për të garantuar transparencë dhe qartësi maksimale për publikun dhe median“, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Kompania Cinco Cavalli është themeluar në vitin 2016 nga Ermir Ndreaj. Në vitin 2018, Ermir Ndreaj rezulton se ia ka shitur Cinco Cavallin viznesmenit Enio Jahelezi allias Lul Jahelezi për 100 mijë lekë. Biznesmeni Jahelezi rezulton pronar i një rrjeti lokalesh si; Cinco Cavalli, Cinco Summer, Cavalli Club, Cavaliero & Vox Palace Club, Vox Club etj., por edhe disa hotele si HOTEL DOANESIA, HOTEL DELUXE, ATRIUM DELUXE RESORT etj.