Berisha i rikthehet sulmeve ndaj gjyqtares Gjoka: Irena, është dënuar në Greqi në burg, por e ka fshehur

Aktualitet

Publikuar: 21/07/2025

Berisha i rikthehet sulmeve ndaj gjyqtares Gjoka: Irena, është dënuar në Greqi në burg, por e ka fshehur

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sulmuar gjyqtaren e dosjes së tij, Irena Gjoka duke deklaruar se magjistratja është dënuar në Greqi në burg, por sipas ish-kryeministrit e ka mbajtur të fshehtë.

Sali Berisha: Irena Dumani, ta quajmë kështu më mirë, se e kuptojnë më mirë njerëzit, është e dënuar me burg nga Gjykata e Janinës.

Këtë Irena Dumani e ka fshehur, e ka thirrur Altin Troplinin tani në mbështetje, nëse jam unë apo s’jam unë. Altin Troplini do të thotë se kjo e dënuara për të cilën dëshmon edhe vula apostile e Gjykatës së Janinës, është Irena, s’është Irena.E kuptoni se çfarë horrash janë, si e si të mbrojnë llumin në sistemin e drejtësisë të bëhen fytyra e shëmtuar e një sistemi.

Irena, të cilën Altin Troplini nuk guxon ndonëse është paditur me emër, padia është bërë me emrin e Irena Dumanit, ai nuk guxon të hapë padinë me emër dhe ta mbajë nja 2-3 vite sa të vërtetoj këtë apo atë. Irena është dënuar me burg 3 muaj dhe këtë e ka fshehur, nuk e ka treguar në dokumentet e deklarimit të vetting dhe pasuri.