Elton Ilirjani, një nga figurat më të përfolura të komunitetit LGBTQ+ në Shqipëri, ka dhënë së fundmi një intervistë me deklarata që po bëjnë xhiron e rrjetit në emisionin “Pushime On Top”. Ilirjani ka ndarë mendimet e tij mbi vëmendjen që merr në publik, shijet për meshkujt dhe mënyrën se si e përjeton kthimin në Shqipëri.
“E vërteta është që të jesh i qetë në Shqipëri është një sfidë,” – u shpreh ai. “Nuk e dija që isha kthyer në një figurë kaq publike. Këtu nuk të lë publiku rehat, sidomos tani. Më ka bezdisur vëmendja… jo sepse nuk e dua, por sepse shpesh nuk ka asnjë logjikë.”
Por më shumë bujë bënë deklaratat për meshkujt shqiptarë. Ilirjani nuk e fshehu që ata e tërheqin dhe shpesh ndihen të “kërcënuar” nga prania e tij:
“Djemtë fryhen para meje sikur të isha ndonjë vajzë. Kalojnë në plazh, hapin këmbët, hapin krahët, ngrenë supet. Duket sikur duan të më thonë: ‘Ky është territori im.’
Në lidhje me shijet e tij për burrat, Eltoni ishte krejtësisht i hapur:
“Më joshin burrat me bark, me varëse të trasha, të qethur shkurt dhe me sqetulla të padepiluara. I dua pak të mbushur, me krahë dhe këmbë të trasha, jo shumë të gjatë. I kam qejf burrat me qime në këmbë.”