Ku ishit kur u bënë ndërtimet pa leje në Theth? Rama: Nuk ka funksionuar zinxhiri

Politikë

Publikuar: 18/07/2025

Ku ishit kur u bënë ndërtimet pa leje në Theth? Rama: Nuk ka funksionuar zinxhiri

Pas aksionit të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit, që ka shkaktuar reagime dhe pakënaqësi mes banorëve, kryeministri Edi Rama ka dhënë një shpjegim lidhur me pyetjet e shumta nga qytetarët se përse autoritetet nuk ndërhynë më herët për të ndaluar këto ndërtime.

Gjatë një takimi me përfaqësues të sektorit të teknologjisë në Berat, Rama u shpreh se problemi qëndron te mosfunksionimi i zinxhirit institucional, duke përmendur sërish edhe prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli.

Detyrimisht përgjigjia bëhët e vështirë sepse ata që duhet t’i shikonin, nuk kanë bërë gjënë e duhur dhe zinxhiri nuk ka funkionuar sepse një strukturë e ka çuar në Prokurori.

Prokurorja ka thënë këtu s’ka probleme etj. Kjo do të thotë që koha për të ndërtuar një administratë si në vendet lidere të BE, ka qenë krejtësisht e pamjaftueshme”, u shpreh Rama.