Zgjedhjet/ Pjerin Ndreu thumbon PD-në: Para numërimit të votave festojnë se kanë fituar, sapo fillon numërimi thonë na i vodhët

Politikë

Publikuar: 16/07/2025

Zgjedhjet/ Pjerin Ndreu thumbon PD-në: Para numërimit të votave festojnë se kanë fituar, sapo fillon numërimi thonë na i vodhët

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, komentoi edhe fitoren historike të Partisë Socialiste më 11 maj, ku nuk kurseu as ironitë për Sali Berishën.

Del një boksier 10 herë në ring, ti e rreh 10 herë. Të 11-tën thotë “janë nxehur, do të mund”. Çfarë t’i bëjmë ne? Ta forcojmë burrin e huaj?

Derisa vijnë te numërimi janë në rregull e kanë fituar, sapo vjen numërimi thonë na i vodhën”,- tha Ndreu në “Frontline” në Report Tv.

Ndreu komentoi dhe deklaratat e Sali Berishës kundër aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth teksa tha se janë fallco. Për më tepër, Ndreu e quajti kreun e Partisë Demokratike si shkaktarin kryesor të kaosit urbanistik në vendin tonë.

Berisha nuk di ku i bie Thethi. Nuk ka qenë asnjëherë. Nuk merrem me Berishën fare. Është një njeri që do kështu rastesh për të dalë si engjëll i këtyre historive.

Është shkak i shkatërrimit të këtij vendi, i këtij kaosi urbanistik. Ky s’ka të drejtë me fol fare. Kur flet ky për urbanizim, këtu nuk kam më argument”,- tha Ndreu.