Sot shembet me tritol objekti i fundit pa leje, qytetarë dhe aktivistë nga Mirditë nisen drejt Thethit: U bë masakër, shteti është kthyer në agresor

Kronike

Publikuar: 15/07/2025

Sot shembet me tritol objekti i fundit pa leje, qytetarë dhe aktivistë nga Mirditë nisen drejt Thethit: U bë masakër, shteti është kthyer në agresor

Sot pritet që shembet edhe objekti i fundit pa leje në Theth, pas disa ditësh aksioni që ka shkaktuar tensione mes banorëve, forcave të IKMT-së dhe policisë.

Ndërkohë, një grup qytetarësh dhe aktivistësh nga Mirdita janë nisur këtë të martë drejt Thethit, në një akt solidariteti me banorët e zonës së Dukagjinit. Nën moton “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, kjo nismë përçon një mesazh të fortë mbështetjeje për banorët e Shalës dhe të Shoshit, të cilët ndodhen përballë sfidave serioze që rrezikojnë jetesën, trashëgiminë kulturore dhe të ardhmen e tyre në këto treva historike.

Mirditorët e pranishëm në këtë udhëtim theksuan se praninë e tyre nuk e shohin si një veprim simbolik, por si një thirrje për ndërgjegjësim mbarëkombëtar dhe një apel për veprim konkret për mbrojtjen e vlerave, tokës dhe dinjitetit njerëzor.

Mirdita solidarizohet me Dukagjinin” është më shumë se një slogan – është një kujtesë se bashkimi dhe ndërgjegjësimi janë forcat më të mëdha të një kombi.